Destinacione

5 destinacionet më të frekuentuara dimërore

Dimri po troket, dhe ndësa destinacionet e shumëkërkuara bregdetare gjatë stinës së verës duken si një mirazh i largët, pushuesit e po kthejnë vështrimin e tyre nga destinacione të tjera, më pak ekzotike, por ndoshta më përrallore. Atëherë, le ti hedhim një sy destinacioneve më të preferuara të vizitorëve gjatë stinës së dimrit:

5. Thethi

I vendosur në një prej vendeve më sugjestive të Alpeve Shqiptare, mes maleve imponues që rrethojnë një luginë të vogël, parku kombëtar i Thethit është një nga destinacionet e preferuara të vizitorëve gjatë stinës së dimrit. Bujtinat karakteristike, të ndërtuara sipas traditës lokale, ushqimi bio dhe peizazhi marramendës, e bëjnë unike eksperiencën e përjetuar në Theth.

4. Berati

Ndërkohë që destinacionet sezonale në bregdet boshatisen me mbarimin e verës, Berati i një mbi një dritareve, me lagjet dhe shtepitë e tij karakteristike, vizitohet gjatë 4 stinëve të vitit. Fundjavat në hotelet tradicional të Mangalemit ose Goricës, me pamjen përrallore që ofron ky qytet i shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO, vizitat në muzeun Onufri dhe në Kala, shijimi i gatimeve tradicionale të zonës, e bejnë Beratin një destinacion të kërkuar edhe gjatë stinës së dimrit.

3. Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, njihet për gjallërinë dhe jetën frenetike. Gjatë stinës së dimrit, me kthimin e studentëve apo me përqëndrimin e aktiviteteve të gjithëfarlloji një kryeqytet, Tirana ofron mundësi të pafundme argëtimi, që nga jeta e natës në lokalet më trendy në bllok, e deri te aktivitetet e ndryshme kulturore dhe artistike.

2. Prizreni

Prizreni është një prej qyteteve shqiptar më mbresëlënës. I ndarë në mes prej lumit Lumbardh, degë e lumit Drin, me ndërtesat karakteristike që e rrethojnë, me shëtitoren e gjallëruar, me gatimet tradicionale të shijshme dhe me njerëzit e saj zemërbadhë, Prizreni është shdërruar në një prej destinacioneve më të preferuar, për vizitorë shqiptarë e të huaj. I vendosur në mes të qyteteve të mëdhenj si Tirana, Prishtina e Shkupi, si një nyje që i lidh të treja këto qytete, ashtu sikurse e beri në vitin 1878 me Lidhjen e Prizrenit. Një atraksion tjetër që tërheq vizitorët në Prizren është edhe Parku i Rugovës, me turizmin malor dhe sportet dimërore.

1. Korça

Korça e ka ngjitur veten në piedestalin e qyteteve apo destinacioneve më të preferuara dimërore. Vizitorë të moshave të ndryshme mbushin hotelet, lokalet dhe rrugët e qytetit gjatë fundjavave, aq sa nqs nuk ke prenotuar më parë, me shumë gjasa nuk do të gjesh vende të lira. Kjo si pasojë e shumllojshmërisë së oferës që ky qytet ka për vizitorët e saj; mbrëmjet në lokalet e pazarit të famshëm nën tingujt e serenatave, gastronominë e pasur me ushqime tradicionale, festat e shpeshta që qyteti organizon, atmosfera magjike e rrugicave në qytetin e vjetër që i kanë dhënë edhe emrin “Parisi i vogël”, dhe ndjesia se çdo gjë në këtë qytet është e bërë enkas për të ndier ngrohtësinë e shumëkërkuar gjatë netëve të dimrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2023 Libohova Post

Exit mobile version