Poezi

Bij të Sulit – nga Lord Byron

Bij të Sulit

Bij të Sulit, qysh e duroni,
Në beteja sot marshoni!
Nuk ju mposhtin gërxhet dot!
Burra! Burra! O suliotë!
Mundin tuaj ta kërkoni,
Atje ku ju fton zakoni!
Mbi flamur të shenjtëruar,
Po shkel hasmi i mallkuar,
Mbi flamurin malësor,
Përmbi nderin prindëror.
Ngrehuni në luftë sot!
Burra! Burra! O suliotë!
Plugje kemi pallat tona,
Korrje janë fitoret tona!
Në kështjellën që do shembet,
Mundi, djersa juaj gjendet!
Atje kemi ne lavdinë!
Zjarr për zjarr pra me stuhinë.

– George Gordon Byron (Lord Byron)

______________________

George Gordon Byron (Lord Byron) – (Londër, 22 Janar 1788 – Missolonghi, 19 Prill 1824) ishte shkrimtar anglez, nje prej përfaqësuesve më të shquar të Romanticizmit.

1 Koment

  1. Fjodora

    5 Janar, 2022 at 8:26 pm

    Kush e ka bere perkthimin e kesaj?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2023 Libohova Post

Exit mobile version