Dua Lipa, shqiptarja me famë botërore që “vesh” me krenari prejardhjen e saj
Publikuar:
Dua Lipa ishte pak kohë më parë në Shqipëri, sëbashku me familjen e saj. Motivi primar i kësaj vizite disa ditore ishte ndërtimi i një kopshti të ri fëmijësh në Tiranë, dëmtuar nga tërmeti i 28 nëntorit 2019. Një dhuratë që Dua Lipa dhe familja e saj i bëjnë fëmijëve të kryqytetit nëpërmjet fondacionit bamirës Sunny Hill Foundation, i cili drejtohet nga i ati i Dua-s, Dukagjin Lipa.
Dua Lipa në kopertinën e albumit “Future Nostagia”
Këngëtarja me famë botërore, fituese e 2 çmimeve Grammy dhe shumë çmimeve të tjerë ndërkombëtar, nuk i harron rrënjët dhe prejardhjen e saj. Përkundrazi, sëbashku me iniciativat e shumta bamirëse me fondacionin Sunny Hill Foundation, nëpërmjet të cilave u vjen në ndihmë komuniteteve në Shqipëri e Kosovë, Dua Lipa nuk nguron të promovojë Shqipërinë e Kosovën në skenat dhe mediumet botërore.
Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”, Prishtinë
Me gotën e rakisë mbi kokë, duke kërcyer nën ritmin e muzikës popullore shqiptare, Dua valvit me krenari origjinën e saj dhe i fton të gjithë anë e mbanë globit të vizitojnë bregdetin e mrekullueshmëm shqiptar, nga i cili thotë se nuk do të dëshironte të largohej më.
55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...