Trim i Shqipërisë
Kush ka qenë trim një herë?
Aleksandr’ i Math i vjerë,
Pirrua me shokë të tjerë,
në Shqipëri kanë lerë,
Po nga të gjithë m’i zoti, –
Skënderbeu Kastrioti.
0 mbret i dashur, ku je?
Ku je, more Skënderbe?
Si duron ti nënë dhe?
Nukë të vjen keq për ne?
Që ditnë, që ‘na le,
vendi yn’ u bë raje’…
Të lutemi dit’ e natë,
n’atë jetë ku ke vatë,
dërgona shpresë e uratë,
të mos rrojëmë si gratë…
Të ngrihemi të lëftojmë,
Turqit ti dëbojmë,
Shqipërinë ta shpëtojmë,
Dhe lir’ e me nder të rrojmë.
– Andon Zako Çajupi
_____________________
Andon Zako Çajupi (Sheper, 27 mars 1866 – Heliopolis, 11 korrik 1930) ishte poet, dramaturg, jurist, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.