Më 2 dhjetor 1944, në fshatin Cerrcë të komunës së Istogut, lindi shkrimtari, intelektuali, akademiku, studiuesi, politikani i shquar dhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i njohur edhe si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.
Ibrahim Rugova shërbeu si presidenti i parë i Republikës së Kosovës në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi që promovonte një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.
Rugova gjatë veprimtarisë së tij në mbeshtetje të pavarësisë së Kosovës theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake, që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të pasqyruar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.
Në nderim të tij, për veprën dhe rolin tij në pavarësinë e Kosovës, Rugova është cilësuar si “Ati i Kombit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.