fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Turizem

Shqipëria renditet në vend të 10 midis vendeve për tu vizituar në 2022

Prestigjozja amerikane kushtuar turizmit Matador Network e rendit Shqipërinë në vend të 10 midis destinacioneve për tu vizituar gjatë vitit 2022.

Edhe pse viti 2022 më në fund erdhi, për fat të keq pandemia COVID-19 vazhdon të jetë pjesë e jetës sonë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund ta nisim vitin 2022 me disa pushime mbresëlënëse – citon Matador. Dhe nëse duam ta shohim gotën gjysmë plot, kufijtë e botës sot janë shumë më të hapur se sa ishin vitin e kaluar në këtë periudhë.

Fillimisht ishte Kroacia. Me pas ishte Mali i Zi. Është e natyrshme që Shqipëria të bëhet pika e ardhshme e nxehtë e Evropës Juglindore, me udhëtarë që dynden në Gadishullin Ballkanik.

Shqipëria laget nga deti Adriatik dhe Jon, duke ndarë një vijë bregdetare me vendndodhjet magjepsëse të serialit të famshëm “Game of Thrones” të Dubrovnikut, skenat e të cilit janë xhiruar vetëm disa orë më në veri. Ndërsa në kufirin jug-perëndimor, udhëtimi me varkë të shpejtë në Korfuz zgjat vetëm 30 minuta.

Në brendësi, Shqipëria është shtëpia e Alpeve të veta, ku parqet kombëtare të Thethit dhe Valbonës fshehin liqene dhe lumenj ngjyrë blu të kthjellët nën majat e thepisura dhe peizazhi është i lidhur për milje të tëra me tokën bujqësore të familjeve vendase.

Familjet aristokrate të periudhës veneciane gjithashtu zbukuruan vendbanimet dhe bregdetin e Shqipërisë me kështjella. Ndonëse skajet e tyre tani janë konsumuar, shumë prej këtyre fortesave janë çuditërisht të ruajtura mirë – veçanërisht Kruja, Rozafa dhe Lëkurësi.

Qyteti port i Durrësit ka gjithashtu një kështjellë, megjithëse është amfiteatri romak ai që tërheq shumicën e udhëtarëve në këtë destinacion. Edhe më mbresëlënës është qyteti antik i Butrintit, një vend Trashëgimi Botërore e UNESCO-s, i vendosur në parkun kombëtar me të njëjtin emër, teatri antik i të cilit ende pret shfaqje çdo verë.

Jo e gjithë arkitektura e Shqipërisë është e vjetër. Në kryeqytet, Piramida e Tiranës është një nga monumentet më mbresëlënëse të vendit. Fillimisht e ndërtuar si një muze për nder të diktatorit komunist Enver Hoxha në vitin 1988, struktura në periudhat më vonë u shndërrua në qendër konferencash postkomuniste, bazë e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës dhe qendër transmetimi për mediat shqiptare. Që nga viti 2018, plani më i fundit për piramidën është shndërrimi i saj në një Qendër TUMO për Teknologjitë Kreative për adoleshentët vendas.

Diku tjetër në kryeqytetin shqiptar, Tirana ofron edhe disa nga vendet më piktoreske të ngjitjes shkëmbore në Ballkan – duke përfshirë ato pranë një kështjelle tjetër, rreth 30 minuta në jug të kryeqytetit, në fshatin Petrelë. Nëse ju pëlqyen të gjitha këto, atëherë Shqipëria duhet të jetë absolutisht në radarin tuaj për vitin 2022.

Lista me 22 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2022 sipas Matador Network:

  1. Zelanda e Re
  2. Ogden, Utah
  3. Mo’orea, Polinezia Franceze
  4. Stamboll, Turqi
  5. Porto Riko
  6. Puerto Vallarta, Meksikë
  7. Arabia Saudite
  8. Barbados
  9. Pekin, Kinë
  10. Shqipëria
  11. Svalbard, Norvegji
  12. Ishujt Azores
  13. Durban, Afrika e Jugut
  14. Westfjords, Islandë
  15. Lewiston, Idaho
  16. Kolumbia
  17. Koreja e Jugut
  18. Traverse City, Michigan
  19. Kosta Rika
  20. Shteti i Oaxaca, Meksikë
  21. Trinidad dhe Tobago
  22. Porto, Portugali

2 Comments

2 Comments

  1. Fjodora

    5 Janar, 2022 at 8:27 pm

    Sidomos alpet jane mrekulli!

  2. Petro Kote

    6 Janar, 2022 at 1:40 pm

    Vendi eshte i bukur, por ka nevoje per sherbime, ndryshe ngelet turizem sa per te thene!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...