Anadollaku në Mesallë
Ka ndenjur si një ka,
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fryhet me hoshaf;
S`ka kohë të flasë,
Hedhë sa të pëlcasë:
Llop një bakllava,
Llop një hallva,
Llop një revani,
Llop muhalebi.
Thërret: – Hiç jemedum!
– O burra, bre dudum!
Kërkon një syltjaç,
Porosit një kulaç,
Rrëmben një bugaçe,
– Të rrëmbeç një kapaçe!
Të tërë për një darkë,
Te tëra në një barkë!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet,
Shtrihet dudumi,
Dhe na e zë gjumi.
Nesër kur të zgjohet,
E, me “bismil-lah”,
Prap pilaf,
E prap hoshaf.
“Qebap boll-boll,
Koxha Anadoll!”
More dudum kokëkungull,
Gojëbuall e barkrrumbull,
Thuamë, të rëntë pika!
Ç`të duhet ty politika?
Hiq, more dudum dorë, hajde
Të të kllasem në një kade,
Plot me mjalt`e me reçel,
Ha pi e kurrë mos del.
– Faik Konica
_______________________
Faik Konica (Konicë, 15 mars 1875 – Uashington, 15 dhjetor 1942) ishte shkrimtar, botues, publicist, diplomat, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.