fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Histori

Faik Konica: Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë

Faik Konica e kaloi jetën e tij duke u përpjekur të çojë para e të lartësojë kauzën shqiptare. Në gjithë veprën e tij publicistike dhe letrare, Konica u bëri thirrje bashkëkombasve të vet të bashkohen rreth një ideali, të punojnë e të luftojnë për atdheun, si e vetmja rrugë për prosperitetin e të gjithë shqiptarëve.

Por nuk munguan as shkrimet në të cilat Konica kritikonte disa sjellje apo pjesë të karakterit të disa shqiptarëve, të cilat sillnin përçarje dhe bëheshin pengesë për kauzën dhe prosperitetin Shqipërisë.

Në Veprën 1, f. 271-272, Konica do të shkruante:

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… Sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla, ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga valiu!

Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së drejtës dhe atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.”

Në një artikull të publikuar në gazetën “Albania” ai do të shtonte:

“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë, jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

5 Comments

5 Comments

  1. Fjodora

    6 Shkurt, 2022 at 3:33 pm

    Si para 100 viteve, si sot, asgje nuk ka ndryshuar!

  2. Nderim Lushi

    6 Shkurt, 2022 at 4:09 pm

    Një armik dhe një sharës sistematik i shqiptarëve. Je njeriu që i mësove Nolit fjalët e para shqipe, dhe më pas e quajtët “Kryeministër i Shqipërisë”. Ti që i shan shqiptarët sa herë flet, duhet të jesh nga ata që shqiptarë quan spiunët si puna e Nolit, ose poetët e mëdhenj shqiptarë si Noli që gjithsej kanë shkruar 3 vjersha të përkthyera nga greqishtja. Po si puna e Faikit sot është Artan Fuga, i cili dhe publikisht është me origjinë nga Palestina, i cili gjasme i do shumë shqiptarët, i kritikon me të mirë sa herë që flet, duke bërë të njëjtën gjë që bënte ky Faiku.

  3. Petro

    7 Shkurt, 2022 at 8:30 pm

    Respekte per kete figure te madhe te kombit

  4. Permetari

    8 Shkurt, 2022 at 4:32 pm

    Jane te rralle njerezit si Konica, ndaj edhe ca e ca nuk i kutojne e se marrin vesh…

  5. Saimir

    8 Shkurt, 2022 at 4:45 pm

    Gjigand i kombit!!!!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...