fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Letersi

Gjuha Shqype – nga Ndre Mjeda

Gjuha Shqype

Përmbi za që lshon bylbyli,
Gjuha shqipe m’shungullon;
Përmbi er’ që jep zymbyli,
Pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
Ku e shkoj jetën tash sa mot,
Veç për ty m’rreh zemra e mjera,
E prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
Jan’ të bukra me themel,
Por prap’ kjo, si diell pa hije,
Për mue t’tanave iu del.

…………………………..

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi,
Me zbardh, Shqipe, zanin tand,
E ku Drinit a burimi,
Që shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia,
Jan’ nji komb, m’u da, s’duron;
Fund e maj’ nji a Shqipnia,
E nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime,
Ndër kto vllazën shoq me shoq,
Kush e dan me flak’ e shkrime,
Çka natyra vet’ përpoq.

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera,
Si nj’bij’ kjo që pa prind mbet:
Për t’huej t’mbajshin dhenat tjera,
S’t’kishte kush për motër t’vet.

E njat tok’ që je tue gzue,
E ke zan’ tash sa mij’ vjet,
Shqiptaria, që mbet mblue,
Sot nën dhe, edhe shqip flet.

– Ndre Mjeda

_______________________

Ndre Mjeda (Shkodër, 20 nëntor 1866 – Shkodër, 1 gusht 1937) ishte gjuhëtar, poet, prift, përkthyes, shkrimtar, deputet i Parlamentit Shqiptar, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...