Poezi

Përse të dua – Lasgush Poradeci

Përse të dua

Se të desha vetë,
Dhe t’u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë-
Prandaj.

Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë-
Prandaj.

Se të desha prapë,
Dhe t’u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.

Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s’të gjeta vashë-
Prandaj.

Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.

Dhe s’më flet përhera,
Dhe s’më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.

O, prandaj të dua,
Prandaj vashë e grua,
Fshehtësi për mua-
Prandaj.

– Lasgush Poradeci

________________________

Lasgush Poradeci (Llazar Sotir Gusho) – (Pogradec, 27 dhjetor 1899 – Tiranë, 12 nëntor 1987) ishte poet, përkthyes dhe shkrimtar, pionier i Romanticizmit dhe Realizmit letrar shqiptar.

5 Comments

  1. Fjodora

    14 Shkurt, 2022 at 1:49 pm

    Poeti i dashurise

  2. Ermir Dervishi

    15 Shkurt, 2022 at 7:36 pm

    Respekte

  3. Niku

    15 Shkurt, 2022 at 7:45 pm

    Gezuar shen valentinin me vargjet e bukura te Lasgushit

  4. Juli

    15 Shkurt, 2022 at 7:58 pm

    Se kisha lexuar me pare kete poezi. Shume e bukur

  5. Petro

    18 Shkurt, 2022 at 6:17 pm

    Vargu i bukur i Lasgushit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2023 Libohova Post

Exit mobile version