Zagori,
nga sllavishtja (Za goroj) – pas malit.
Më mirë se kushdo, biles më mirë edhe se vetë zagoritët, këtë e dinë Rama dhe Kumbaro.
Gjithë sy e veshë dje qemë në Libohovë, duke pritur të dëgjonim ndonjë fjalë për Zagorien… por jaaaaaa, s’qe e thënë. U foli nga Libohova zagoritëve të pa rrugë, të pa ujë e të pashërbime, për luftën në Ukrainë, por jo për luftën për mbijetesë në Zagorie; për rrogën minimale, por jo për minimumin jetik; u fol për vepra arti të shpëtuara në “zgrip”, por sa keq që Ura e Hoshtevës nuk qe ndër to.
U fol e për çfarë nuk u fol dje në Libohovë, veç asgjë nga ato çfarë u thanë nuk prekte fare Zagorinë. Biles Zagorinë nuk e prek fare as kërcënimi i përsëritur nga Libohova dje, se nëse bashkia shkon në krahun tjetër, qeveria do ta ketë të pamundur të bashkëpunojë me të. Nuk na prekin këto kërcënime se edhe deri tani që qenë vetë zot e vetë shkop ju a pamë hairin. Pjesë teatrale me veshëshkurtër e veshëgjatë, ku rolin kryesor e luan vetë kryeministri, nuk na bëjnë më përshtypje.
Më shumë se për këdo libohovit e për çdo shqiptar, do ta rekomandoja tek zagoritët të ndiqnin takimin e djeshëm të Rilindjes në Libohovë. Së paku do bindeshin se prejardhja e emrit të vëndit të tyre të origjinës është nga sllavishtja dhe do të thotë “Prapa malit”.
Aty kemi qënë deri më sot në çdo kuptim, dhe aty do të vazhdojmë të jemi.
Pak vështirë të mendosh se mund të sjellësh rezultate të ndryshme duke bërë të njëjtat gjëra. Sidomos kur je “Prapa malit”.
Ne deri sot nuk kemi marrë vetëm Noc Rrokun (siç thotë Rama), kemi marrë dhe Kol Papën, dhe Tafil Ibrikun, dhe Nako Gërdypin. E mbi të gjitha kemi marrë të gjatin, Rama.
– Niko Suli
Petro
1 Maj, 2023 at 9:06 am
Bravo te qofte! E ke permbledhur ne pak fjale arrogancen me te cilen qeverisin keta. Nuk bejne asgje dhe kane guximin te kerkojne prap voten!