fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Poezi

Shqipëtar – nga Andon Zako Çajupi

Shqipëtar!

Shqipërin’ e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s’të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhe.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me kemn’ e duar
me zinxhir!

Myslyman’ e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz’ e dashur,
mëmëdhe,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s’kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
mëmëdhe,
vish armët e trimërisë
se ke ne!

– Andon Zako Çajupi

_____________________

Andon Zako Çajupi (Sheper, 27 mars 1866 – Heliopolis, 11 korrik 1930) ishte poet, dramaturg, jurist, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.

2 Comments

2 Comments

  1. Fjodora

    2 Janar, 2022 at 3:58 pm

    Shqiptari po zhduket nga trojet e veta perdite e me shume!!

  2. Petro Kote

    3 Janar, 2022 at 6:33 pm

    Ah more Cajup, Shqiperine e perpiu turku prap! vetem turqisht degjohet nga mengjesi deri ne darke!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...