Folklor

Vitori tu bëftë nëna, kënga kult e folklorit shqiptar, kënduar nga Sazet e Përmetit

YouTube video player

‘Vitori t’u bëftë nëna’ është një prej këngëve më përfaqësuese të folklorit shqiptar dhe traditës së këngës popullore të jugut të Shqipërisë. Kjo këngë është kënduar ndër breza në krahina të ndryshme, në një zonë që shtrihet që nga Leskoviku e deri në Lunxhëri, ndoshta edhe më gjerë. Debati midis këtyre krahinave se cilët kanë qenë të parët që e kanë krijuar këtë kryevepër vazhdon ende, por e sigurt është se kënga ‘Vitori t’u bëftë nëna’ është ngjitur në kurorën e fondit të artë të muzikës popullore shqiptare.

Ky version i këngës ‘Vitori t’u bëftë nëna’ është kënduar në vitet 1980 nga artistët e Sazeve të Përmetit, me këngetarë Evgjeni Themollari (Çulli) dhe Robert Tralo, shoqëruar nga instrumentistët virtuozë të këtij grupi.

Teksti:

Vitori,
Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
aman Vi’ moj Vitori
e Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
e haj’ të da
haj’ të dalim nga bolëna dhe moj
aman ha’ moj haj’ të da
e haj’ të dalim nga bolëna dhe moj

Një shami,
një shami me mollë t’ëmbla dhe moj
aman një moj një shami
e një shami me mollë t’ëmbla dhe moj
e ti hash me
ti hash me kë ti do zëmra dhe moj
aman ti moj ti hash me
e ti hash me kë ti do zëmra dhe moj

Vitori,
Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
aman pri’ moj primi le
e primi leshrat alla frënga dhe moj
e Vitori,
Vitori t’u bëftë nëna dhe moj
aman vi’ moj vishi rro
e vishi rroba alla frënga dhe moj

1 Comment

  1. Pingback: Kunadhja Leshverdhë, një nga perlat e folklorit shqiptar, kënduar nga Laver Bariu dhe Sazet e Përmetit | Libohova Post

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2023 Libohova Post

Exit mobile version