fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

23 vjet nga Masakra e Reçakut

Më 15 janar 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm kundër fshatit të Reçakut, në komunën e Shtimes. Ata hynë shtëpi më shtëpi dhe ekzekutuan 45 persona, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë. Kjo ngjarje e kobshme njihet si ‘Masakra e Reçakut’.

Një ditë më pas, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes. Walker, i tmerruar nga ajo çfarë pa dhe nga kufomat e masakruara, do të deklaronte: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”.

Lajmi i kësaj masakre senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe dhe për genocidin që po bëhej në Kosovë, në nje vend në mes të Evropës. Si rezultat i kësaj mizorie do të vinte edhe ndërhyrja ushtarake e forcave të NATO-s, për ti dhënë fund edhe genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ngjarja e asaj dite të zezë do të rrëfehet më vonë nga të mbijetuarit:

Në orët e para të mëngjesit të datës 15 janar 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe, të pajisura me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që i kanë mbijetuar krimit, rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin.

Pas kësaj, forcat paramilitare serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi më shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati dhe të kërkojnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

Të mbijetuarit Ramë Nesret Shabani dhe Sadie Ramadani, nga kjo ditë tragjike kujtojnë: “Rreth orës 8:30 jemi mbledhur në bodrum të shtëpisë së Sadik Osmanit, për t´u mbrojtur nga granatimet. Aty kanë qenë rreth 30 gra me fëmijë, kurse prej meshkujve ishin Sadik Osmani, Ramë Nesret Shabani, Mufail Hajrizi, Burim Osmani dhe disa djemë të rinj. Ndërsa burrat tjerë, rreth 30 veta, kanë qenë të vendosur në haurin e lopëve të Sadik Osmanit.

Fillimisht policia serbe i ka nxjerrë jashtë nga hauri burrat dhe mandej ka ardhur një polic i maskuar dhe ka hapur derën e bodrumit. Ka këqyr brenda dhe ka dalë jashtë. Ndërkohë, ka ardhur komandanti i policisë së Shtimjes dhe e ka pyetur policin e maskuar: “Çka ka këtu brenda?”. Polici i përgjigjet: “Gra dhe fëmijë”. Komandanti ia kthen: “Pse po gënjen? Këtu paska edhe burra”. Na kanë nxjerrë në oborr dhe na i kanë marrë letërnjoftimet, ndërsa gratë dhe fëmijtë i kanë mbyllur me çelës në bodrum.”

Ndërkaq i mbijetuari Bilal Sadri Avdiu, i cili ka qenë i strehuar në haurin e lopëve rrëfen: “Dy tre policë e çelën derën e haurit dhe thanë: “Ima ovde mnogo irredentista, majko im jebem” (Këtu ka shumë irrredentistë, he nënën ja u q**sha).

Na urdhëruan të dalim përjashtë me duart përpjet, dhe kur dolëm përjashtë pamë se ata kishin qenë shumë, 30 deri në 40 policë të renditur prej kodre, krejt të armatosur deri në dhëmbë, e të mëdhenj, disa me masaka e disa pa to. Na kanë tubuar në oborr dhe na kanë marrë letërnjoftimet e dokumentet tjera.”

Sipas të mbijetuarve, paramilitarët serbë, pasi i kanë marrë letërnjoftimet burrave të zënë, i kanë shtrirë në tokë dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shkelma, dru, zinxhirë dhe sende të tjera të forta. Gjatë rrahjeve, në oborrin e Sadikut dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemeritnin gratë e fëmijët e mbyllur me çelës.

Pas kësaj ngjarje tmerruese, paramilitarët serb i vendosin burrat në rresht për një dhe i nisin në drejtim të malit. Ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë serbe, me breshëri automatiku, nga afër, i ekzekutojnë pamëshirshëm burrat e rrahur brutalisht dhe të parmatosur.

Emrat e viktimave:

Lute Asllani
Banush Kamberi
Ragip Bajrami
Halim Beqiri
Rizah Beqiri
Zenel Beqiri
Lutfi Bilalli
Ajet Emini
Bujar Hajrizi
Myfail Hajrizi
Skënder Halili
Haqif Hysenaj
Hajriz Ibrahimi
Hakip Imeri
Murtez Imeri
Nazmi Imeri
Mehë Ismajli
Muhamet Ismaji
Ahmet Jakupi
Eshref Jakupi
Hajriz Jakupi
Mehmet Jakupi
Xhelal Jakupi
Jashar Jashari
Raif Jashari
Shukri Jashari
Fatmir Limani
Nexhat Limani
Salif Limani
Bajram Mehmeti
Hanumshah Mehmeti
Arif Metushi
Haki Metushi
Ahmet Mustafa
Asllan Mustafa
Muhamet Mustafa
Sadik Osmani
Jashar Salihu
Shukri Salihu
Bajrush Shabani
Ahmet Smajlaj
Sheremet Syla
Shyqëri Syla
Bajram Xheladini
Njazi Zymeri

2 Komente

1 Koment

  1. Fjodora

    16 Janar, 2022 at 12:58 pm

    Historia nuk duhet harruar, as e vjetra e as e reja, se pastaj perseritet!!

  2. Petro

    17 Janar, 2022 at 9:13 pm

    Të paharruar!! Dëshmorë të Atdheut!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...