fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

Sot ndeshja me Andorrën, 9 ndryshime në formacion, në tentativë për të thyer rekordin

Në orën 20:45, në stadiumin Air Albania në Tiranë, do të zhvillohet ndeshja e fundit kualifikuese për eliminatoret e botërorit Qatar 2022. Përballë do të kemi kombëtaren modeste të Andorrës. Por më shumë se sa një përballje me kundërshtarin, kjo do të jetë një përballje me ambicjen që kombëtarja shqiptare e futbollit ka për të rritur nivelin dhe prestigjin e saj në arenën e madhe ndërkombëtare të sportit më të ndjekur në botë.

Një sfidë kjo jo pa interes, per disa arsye. Së pari sepse në lojë qëndron akoma vendi i tretë në grup. Shqipëria i humbi shanset për tu kualifikuar në botëror, por me Hungarinë që renditet e katërta në grup me vetëm një pikë më pak se ne, lufta për vendin e tretë është ende e hapur. Prandaj edhe ndeshja sot kundër Andorrës është tepër e rëndësishme për renditjen përfundimtare të kombetarës tonë në këto eliminatore, ndërkohë që Hungaria do të provojë shanset e saj në transfertë kundër Polonisë.

Së dyti, një fitore e Shqipërisë sot do të ishte një rekord i ri i kuqezinjve në eliminatoret e një kompeticioni madhor si Kampionati Botëror. Fitorja do të na rreshtonte përfundimisht në vendin e tretë në grup, me 18 pikë të grumbulluara, një rezultat i paarritur ndonjëherë deri më sot.

Së treti, një fitore e Shqipërisë sot, e shoqëruar me lojë të bukur dhe bindëse, do të ishte një sinjal pozitiv se ekipi ynë përfaqësues kërkon të ringrihet pas disfatës dhe lojës shumë të dobët të treguar në ndeshjen kundër Anglisë 3 ditë më parë. Morali i skuadrës është po aq i rëndësishëm sa edhe aftesitë e saj tekniko-taktike. Të shkojmë drejt eliminatoreve të ardhshme të Kampionatit Evropian 2024 me moralin lart dhe me besimin se mund të përsërisim veten, si në Francë 2016, është menyra e duhur e përmbylljes së këtij kapitulli.

Për sa i përket formacionit që sot do të zbresë në fushë, duket se do të ketë ndryshime të mëdha në përbërjen e tij. Kjo edhe për shkak të mungesave të shumta me të cilat ekipi kombëtar po përballet, pjesërisht prej dëmtiveve dhe pjesërisht prej kartonave. Për shkak kartonash, janë të pezulluar për ndeshjen ndaj Andorrës Sokol Cikalleshi, Ardian Ismajli dhe Klaus Gjasula. Ndërsa, për shkak dëmtimesh, Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli, Armando Broja dhe Berat Gjimshiti janë të pa disponueshëm.

Edi Reja do të hedhë në fushë vetëm Hysaj dhe Uzunin nga lojtarët që luajtën në ndeshjen kundër Anglise 3 ditë më parë. Në portë rikthehet titullar Etrit Berisha, në mbrojtje do të rreshtohen Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari. Në mesfushë do të luajnë nga e djathta Odise Roshi dhe nga e majta Elseid Hysaj, në qendër Ramadani, Laçi dhe Çekiçi, ndërsa në sulm Taulant Seferi do të jetë në krah të Myrto Uzunit.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...