fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Koka bën e koka vuan – nga Ali Asllani

Koka bën e koka vuan

Ç’ke moj zemër që rënkon!
Njëher’ varet trikollari,
Herën tjetër kryq i thyer…
Paska rar’ hallva prej qielli
E ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori,
E qinosen ujk e dele
Për të bër’ një stan të ri!

Shitet vendi për para,
Me para e për para,
Bëhet burri telendi,
Dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe,
Para zërit të atdheut
Hund e tyre shtatë sqepe!

Duke blerë e shitur erë,
Dikush bëhet milioner,
Kurse shoku pinte uthull,
Lum zotria pinte verë,
Milioneri yn’ i ri,
Para shokut të dikurshëm
Vari buz’ edhe turi!

E përhera me dy faqe,
Që të haj’e që të bluaj,
Në një kohë mbi dy frona,
Në një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla,
Në një xhep e dy flamurë,
E hedh këmbën me daulle
Edhe turk edhe kaur!

Na të urt’ e të mendafshtë
S’qemë të zot të bënim zë,
Ku fillon me thashetheme
hij’ e vetes të përzë;
Neve ndryshe, puna ndryshe,
Defi ndryshe, kënga ndryshe,
E ç’kërkon në gji të gjëmbit
Të këndoj’ një dallëndyshe?

Mirpo vendi paskish zemër,
Paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e dëgjon thellë,
Di të vesh, edhe të zhvesh
Tani eja e t’ja themi
Asaj kënge që ja thonë:
Koka bën e koka vuan,
Ç’ke moj zemër që rënkon?!

– Ali Asllani

_______________________

Ali Asllani (Vlorë, 28 nëntor 1884 – Tirane, 20 dhjetor 1966) ishte poet, politikan dhe atdhetar shqiptar.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...