fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Dy buzë – nga Migjeni

Dy buzë

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta…

Dy buzë si të përgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën,
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen…

Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane,
një pjesë zemre më nxornë,
një pranverë të tanë më mornë
dhe gëzimin ma vodhnë…

Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lotë të mija,
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

– Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni)

______________________

Millosh Gjergj Nikolla – ‘Migjeni’ (Shkodër, 13 tetor 1911 – Torre Pellice, 26 gusht 1938) ishte poet, përkthyes, shkrimtar, mësues dhe një prej përfaqësueve më të shquar të letërsisë realiste shqiptare.

2 Komente

1 Koment

  1. Fjodora

    3 Shkurt, 2022 at 4:38 pm

    Vargjet e Migjenit nuk kane te krahsuar!

  2. Petro

    7 Shkurt, 2022 at 8:32 pm

    Nuk e kisha hasur me pare kete poezi te Migjenit. Shume e bukur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...