Në web a në rrjetet sociale, po shihja sot shumë shqiptarë që nderonin figurën e presidentit të Ukrahinës Volodymyr Zelenskyy për qëndrimin që ka mbajtur ndaj luftës që po zhvillohet në vendin e tij.
Shumë e cilësonin si burrë shteti, ca të tjerë si atdhetar, ca si familjar të mirë, e ca akoma si hero të vërtetë. Vendimi i tij për të mbrojtur me çdo mjet vendin nga pushtues e agresorët e huaj është diçka që ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Është diçka që meriton të vlerësohet e të përshëndetet.
Por sot është një datë e shënuar edhe për diçka tjetër. Si sot, më 2 mars 1925, në moshën 46 vjeçare është vrarë një prej atdhetarëve me të medhenj shqiptar, një kolos i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, një burrë shteti që hodhi themelet e Pavarësisë dhe të Shtetit Shqiptar, Heroi i Popullit Luigj Gurakuqi.
Ky veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe patriot i madh shqiptar ja kushtoi jetën dhe veprën e tij Shqipërisë. Për këtë ai u vra pabesisht 97 vite më parë.
Por sot fatkeqësisht nuk pash asnjë shqiptar të kujtonte dhe të nderonte këtë figurë të lartë të kombit. Të gjithë flisnin për Zelenskyy-n dhe për bëmat e tij, askush për Heroin tonë të madh Luigj Gurakuqi.
Dhe në këtë vorbull të madhe nderimesh dhe harrimesh, pyes veten: Cilët janë heronjtë e shqiptarëve?
– nga Elia D. Noli
Fjodora
2 Mars, 2022 at 8:52 pm
Dha jeten per Shqiperi dhe per shqiptare! Me e pakta eshte nderimi dhe perkujtimi i tij!
Petro
2 Mars, 2022 at 11:10 pm
Eshte hipokrizi e madhe te nderosh te huajin dhe mos te nderosh tendin qe ka dhene gjithcka per kete vend!!