VIDEO/ Vellezërit Balla mahnisin Amerikën me talentin e tyre
Published
Dy të rinj shqiptarë, Arton dhe Arnold Balla, kanë dhuruar spektakël dhe kanë lënë jurinë pa fjalë në programin shumë popullor në SHBA “America’s Got Talent”.
Arnoldi 25 vjeç, me profesion interior derigner, dhe Artoni 20 vjeç, student ne vitin e dytë në Universitet në degën e juridikut, mbajtën pezull publikun me veprimet e tyre akrobatike.
Ndërsa anëtarët e jurisë, Simon Cowell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara nuk mund ti besonin syve dhe mbetën pa fjalë nga shfaqja e dy të rinjve.
Publiku i përcolli me ovacione Artonin dhe Arnoldin, të cilët tashmë kanë kaluar në raundin tjetër dhe ne javët ne vazhdim do të rikthehen në skenë me shfaqen e tyre të rradhës, duke synuar finalen e madhe dhe çmimin prej 1 milion dollarësh rezervuar për fituesin e programit.
Për më tepër ndiqni videon me performancën e Artonit dhe Arnoldit:
55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...
Fjodora
13 Korrik, 2022 at 4:03 pm
Bravo cunave! Shembuj te tille na duhen, jo njerez pa talent e pa moral!