Punonjësit e administratës sot nuk vlerësohen më për punën e tyre në zyrën apo në sektorin që mbulojnë, punë për të cilën ata paguhen nga taksapaguesit për tu shërbyer qytetarëve, por vlerësohen në bazë të like-ve, komenteve e shpërndarjeve në rrjetet sociale të postimeve të shefit, drejtorit, ministrit, kryetarit e kështu me rradhë.
Muajt e fundit punonjesit e administratës janë detyruar të shkarkojnë në telefonat e tyre një aplikacion të quajtur Aktivisti, me anë të cilit ata monitorohen sa pëlqime i kanë bërë postimeve të shefave, sa komente kanë bërë për të lavdëruar punën e kryetarëve e të ministrave, sa komente kanë bërë për të sharë kundërshtarët, sa herë e kanë shpërndarë postimin e drejtuesve të institucionit apo të drejtuesve të partisë, e kështu me rradhë.
Për çdo pëlqim, koment apo shperdarje, aplikacioni i jep pikë. Nqs nuk ke mbledhur mjaftueshëm pikë se nuk pëlqen, komenton apo shpërndan postimet e shefave të tërhiqet vërejtje, dhe mund të largohesh edhe nga puna.
Sot për një punonjës të administratës nuk është shumë e rëndësishme ti shërbejë qytetarëve; të mirëmbajë rrugët, të sjelli ujë, të zgjidhi probleme që shqetësojnë banorët. Sot për punonjësit e administratës e rëndësishme eshtë të bëjnë like, komente dhe shpërdarje nga telefonat e tyre, sepse kjo është ajo që i kërkojnë shefat.
Nqs dikush nuk ka rrjete sociale, apo nuk di ti përdorë, duhet ti hapë me detyrim dhe ti futet punës me like e komente, sepse përndryshe rrezikon të shkarkohet nga puna. Pak rëndësi ka nëse ai është punonjës i aftë dhe e kryen punën e tij me kompetencë.
Shumë punonjës të administratës ankohen se janë detyruar të shkarkojnë aplikacionin dhe të komentojnë, pëlqejnë e shpërndajnë postimet nga shefat e tyre, për të përhapur idenë në publik dhe te qytetarët se po punohet mirë e se çdo gjë po shkon vaj.
Nga ana tjetër qytetarët ankohen për shërbime të munguara, për rrugë të pa mirëmbajtura, për ujë që nuk vjen, për punë që nuk kryhen. Administrata sot nuk është më në shërbim të tyre.
Artan
4 Prill, 2023 at 3:27 pm
E prit nga keta te zgjidhesh hall… mok kasolle ku na mbodhe! Deri ku paska arritur puna
Pingback: Makineria e pushtetit kundër Libohovës | Libohova Post