fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Kinematografi

Arbëria, filmi i parë shqip në Netflix

Pas vdekjes së të atit, Aida rikthehet në fshatin e saj arbëresh në rajonin e Kalabrisë dhe fillon të përballet me ndjenja kontadiktore mbi origjinën e saj.

Ky është fillimi i filmit të titulluar “Arbëria”, një film italian me regji të Fancesca Olivieri, i cili i dedikohet Arbereshëve te Italisë, kulturës dhe traditave të një populli që emigruan prej Shqipërisë gjatë periudhës së mesjetës, u vendosën në Italinë e jugut, dhe përgjatë më shumë se 5 shekujve përçuan traditat, zakonet dhe gjuhën e tyre brez pas brezi, deri në ditët e sotme.

Filmi është një tribut për ndjenjën e përkatësisë ndaj rrënjëve dhe origjinës së komuniteteve arbëreshe. Regjizorja Francesca Olivieri, e cila është gjithashtu arbëreshe, kërkon që nëpërmjet këtij filmi të përjetësojë këtë ndjenjë përkatësie dhe lidhjet me origjinën e komuniteteve arbëreshe, të cilat sot më shumë se kurrë ndodhen në trysninë e globalizimit.

Filmi është në gjuhën shqipe dhe në italisht, një shqipe disi arkaike, e cila flitet ende sot nga komunitetet arbëreshe qe jetojnë në zonat e Kalabrisë, Bazilikatës, Pulias etj., një gjuhë që ka mbetur e pa ndryshuar prej shekujsh në trajtën dhe formën e saj.

Protagonistja e filmit Aida, interpretuar nga aktorja e mirënjohur italiane Caterina Misasi, e cila kohë më parë la fshatin e saj në Kalabri për t’u bërë stiliste në një qytet të madh, do ti rikthehet rrënjëve të saj pas vdekjes së të atit. Në familje ajo do të pritet me një përzierje dashurie dhe mosbesimi, për shkak të dëshirës së Aidës për të tu larguar, e për të mos qenë pjesë e këtij komuniteti.

Ajo që do ti gjendet më afër në këtë ribashkim familjar është mbesa e saj e re, e cila është një shpirt i pavarur, por edhe e lidhur fort me rrënjët e saj arbëreshe. Aida sheh veten tek ajo dhe pak nga pak fillon të rizbulojë një botë që gjendet brenda vetes, një botë të anashkaluar e të refuzuar për shumë kohe prej saj, një botë e mbushur me dashuri, kulturë, ngjyra e krenari për origjinën.

Filmi “Arbëria” është prodhuar në vitin 2019 nga “Open Fields Production” dhe “Arifa Film”. Distributor i tij është “LAGO Film”. Së fundmi ky film po shpërndahet për publikun edhe nga rrjeti më i madh në botë i shërbimeve streaming Netflix.

2 Komente

2 Comments

  1. Fjodora

    21 Janar, 2022 at 4:11 pm

    Respekt per keta njerez! Breza e breza te tere dhe ruajne akoma gjuhen dhe zakonet e tyre! Nje film qe duhet pare

  2. Petro

    7 Shkurt, 2022 at 8:42 pm

    Keta jane shqiptare te vertete, me gjak e me zemer. Jo si ca e ca sot, qe shesin edhe nenen e tyre per interes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i familjeve, po sjell një dramë të madhe sociale....

Opinion

Një vit i ri shkollor! Suksese gjithë nxënësve dhe mësuesve! Suksese prindërve që shpresojnë tek e ardhmja e fëmijëve të tyre, që besojnë ende...