fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Kulture

Artizanati, pasioni i Fatimes i shndërruar ne art

Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit, një vlerë e çmuar e krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmëri, me numrin e madh të ekzemplarëve, si dhe me paraqitjen estetike të objekteve.

Një e re e talentuar, e apasionuar pas punimeve me dorë, qëndistari e punime me grep, e ka kthyer në art pasionin e saj. Fatime Beqo Buzo nga Libohova ka krijuar një koleksion të mahnitshëm me punimet e saj; shporta, çanta, arushë, portofolë etj., të cilat kanë tërhequr vëmendjen e jo vetëm bashkëqytetarëve të saj dhe të apasionuarve të artizanatit, por edhe të gjithë atyre që e pëqejnë të bukurën dhe dëshirojnë diçka të veçantë për vete dhe për të dashurit e tyre.

Fatimja gjithësesi pranon se deri më tani kjo punë e saj ka ngelur në rrafshin e një pasioni, pasi numri i ulët i banorëve në provincat larg qyteteve të mëdha dhe ekonomia e dobët nuk i ofron një treg të mjaftueshëm për ta kthyer këtë pasion në një biznes.

E megjithatë, edhe pse dëshira, pasioni e talenti në Shqipëri shpesh herë nuk mjaftojnë për të mbajtur familjen, Fatimja thotë se, përkrah punës së saj dhe angazhimeve familjare, ajo do të gjejë gjithmonë kohë për të ushtruar pasionin e saj, këtë art kaq të bukur, artizanatin.

Për të parë më tepër nga krijimet e Fatimes, apo për të porositur një punim të saj, vizitoni faqen në instagram fat_handmade11 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme