fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Destinacione

Banjat e Bënjës, ujërat termale të njohura që në antikitet për vetitë e tyre kuruese

Banjat e Bënjës janë burimet me ujëra termale më të njohura në Shqipëri. Që në antikitet njerëzit i kanë përdorur këto burime me ujë të ngrohtë për të gjetur shërim nga sëmundje të ndryshme. Uji, me një përmbajtje substancash minerale të tretura, si sulfate, sodë bikarbonate e minerale të ndryshme, buron nga një çarje e thellë tektonike dhe del në sipërfaqe në 6 burime të ndryshëm, më një temperaturë që varjon nga 26 – 32 gradë celcius.

Burimet Termale të Bënjës, ose siç njihen ndryshe Banjat e Bënjës, ndodhen 14 km në jug të qytetit të Përmetit, në komunën Petran, pranë fshatit Bënjë. Ujërat termale burojnë përgjatë rrjedhës së lumit Langaricë, rreth 3 km nga pika ku ai bashkohet me lumin Vjosë. 6 burimet janë të njohur për vetitë e tyre kuruese, 4 prej të cilëve për sëmundjet e reumatizmës, 1 për sëmundjet e lëkurës dhe 1 për sëmundjet e stomakut. Studiues të ndryshëm, të cilët kanë analizuar këto ujëra termale, i kanë cilësuar ato si ndër më të mirat në Evropë për vetitë terapeutike që paraqesin.

Banjat ndodhen në natyrë, por uji i tyre ka një temperaturë konstante gjatë gjithë vitit. Ato janë të vizitueshme nga kushdo, pa kosto apo tarifa. Në afërsi të banjave mund të vizitohen edhe monumente kulturore, si Ura e Katiut, apo monumente natyrore, si Kanionet e Langaricës.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...