Dheu
Dheu i gjat’ e i gjerë,
na jep buk’ e na jep verë,
për të ngrën’ e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.
Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar,
S’na jep as misër, as grurë.
Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë,
që të hajë buk’ i ziu,
nga uria të mos vdesë!
Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.
– Andon Zako Çajupi
____________________
Andon Zako Çajupi (Sheper, 27 mars 1866 – Heliopolis, 11 korrik 1930) ishte poet, dramaturg, jurist, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.
Fjodora
1 Shkurt, 2022 at 2:06 pm
Vargje shume te bukura!
Petro
7 Shkurt, 2022 at 8:32 pm
Si gjithmone i madh Çajupi