fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Duke pritur Gjergjin e Ri – Petro Marko

Duke pritur Gjergjin e Ri

Ai do të vijë,
Ti do ta çosh patjetër,
Ne do të dalim dhe do ta presim
Me tupan e me zurna,
Do ta marrim do ta hipim
Lart mbi supe,
Do t’i brohoritim
Deri sa të mos kemi zë.

Ai do të vijë,
Se ne e presim
Si Shpëtimtarin si Shëlbyesin,
Do të shkelë këmbëzbathur
Mbi Dheun tonë,
Do të ndezë qirinj
Te varret tona.

Ai do të vijë,
Ne e shohim ëndërr përnatë,
Është kripëgjatë
Dhe nuk i trembet bishës
Që s’na lë të dalim
Nga portat e qytetit.

Ai do të vijë,
Ta therë në fyt bishën,
Do t’i pastrojmë puset,
Do të gjuajmë peshk,
Dhe shpesë dhe kafshë
Do t’i njomim flitë përsëri.

Ai do të vijë,
Se ne e presim,
Se ne vdesim përditë e më shumë,
Se qyteti bie erë kufomë.

– Petro Marko

_________________________

Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar, i cilësuar si një prej themeluesve të prozës moderne shqiptare.

1 Koment

1 Koment

  1. Fjodora

    25 Shkurt, 2022 at 9:38 pm

    Petro Marko ka nje varg krejt te vecante, qe se gjen ne asnje poet tjeter

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme