fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Opinion

E vërteta ulëritëse e uljes së numrit të nxënësve në shkollat tona – nga Adil Xhelili

Një vit i ri shkollor!
Suksese gjithë nxënësve dhe mësuesve! Suksese prindërve që shpresojnë tek e ardhmja e fëmijëve të tyre, që besojnë ende se shkolla dhe arsimimi është e vetmja rrugë për qytetarë të vërtetë!

Sot është një ditë feste, por pas urimeve, e vërteta ulëritëse e uljes së numrit të nxënësve në shkollat tona, na del përpara kudo.

Sot shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” m’u duk më e vogël se kurrë! Jo si godinë por si shpirt! Me nxënës të lumtur që po rifillonin, me prindër të merakosur si çdo fillim viti, me mësues jooptimistë për të ardhmen dhe të punës së tyre.

Dhe në Libohovë po ndihet çdo ditë e më shumë se po mungon gumëzhima e së ardhmes.
Arsyet?
Pa fund.

Por, si prind, si ish mësues e drejtues, dua ende të besoj se shkollat e Libohovës do të jenë në gjendje të mbijetojnë, por jo vetëm kaq.

Kanë misionin të mbajnë gjallë një qytet, dhe për këtë u drejtohem ish kolegëve të mi mësues, të dalin mbi veten, të rikthejnë shpresën dhe besimin për një arsim cilësor.

U drejtohem institucioneve arsimore e vendore, të mendojnë për të ardhmen. Nuk na duhen vetëm godina e pajisje, na duhen njerëzit, të plotësuar, me ekonomi të shëndoshë e familje të plota.

U drejtohem prindërve që si unë janë shkolluar në Libohovë, i mirëkuptoj sakrificat e tyre që japin shpirtin për fëmijët dhe kërkojnë shkolla më të mira, investojnë, harxhojnë dhe më shumë nga ç’duhet, por së bashku të ngremë zërin të kërkojmë të drejtat tona e të fëmijëve tanë këtu në radhë të parë.
Ne duhet të shpëtojmë të ardhmen!

Adil Xhelili
Ish mësues dhe drejtues arsimi në Qarkun Gjirokastër

2 Komente

1 Koment

  1. Ardian

    12 Shtator, 2022 at 4:16 pm

    E drejte kjo qe po thua! Gjithandej po boshatisen shkollat nga femijet! Po boshatisen fshatrat e qytetet! Po boshatiset Shqiperia!

  2. Fjodora

    12 Shtator, 2022 at 4:23 pm

    Eshte fatkeqesia me e madhe per Shqiperine

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme