Hymni i Flamurit
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi, tmerr tirani,
S’të trëmb romani, as venecjani,
As sërb Dushani, as turk sulltani,
Flamur i math për vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për njerëzi.
Me Skënderben’ u-lavdërove,
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive,
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po ç’do mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë,
Për botën ëndr’ e qjell i ri.
– Fan S. Noli
________________________
Fan S. Noli (İbriktepe, 6 janar 1882 – USA, 13 mars 1965) ishte shkrimtar, mësues, diplomat, politikan, historian, orator, themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryeministër i 13-të i Shqipërisë (1924), atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.