fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Poezi

Kam shumë shpresë – nga Naim Frashëri

Kam Shumë Shpresë

Kam shumë shpresë
Te Perëndija,
Që të mos jetë
Kështu Shqipëria,
Po të ndritohet,
Të lulëzohet.

Pa vjen një ditë
Që të na sjellë
Të madhe dritë,
P’ajo të pjellë:
Qytetërinë,
Fatbardhësinë.

Vëllazërija
Edhe bashkimi
E njerëzija
Është shpëtimi,
Lum kush t’arrijnë!
Pa do të vijnë.

Që Shqipërija
Do të ndritohet
Dhe ligësija
Do të mërgohet,
Jak’ e vërtetë!
Pse rri e qetë?

Për Shqipërinë
Ditët e mira
Paskësaj vinë,
Shkoj errësira,
Lum kush të rronjë,
T’a shohë zonjë!

Se shqipëtari
E gjuh’ e tija
Venë së mbari
Dhe Shqipërija,
Lum kush t’a shohë
Për pakë kohë.

Pa dituritë
Dhe mbrothësija
E mirësitë
Dhe njerëzija
Do të burojnë,
Nukë mënojnë.

– Naim Frashëri

_______________________

Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 – Stamboll, 20 tetor 1900) ishte shkrimtar, poet, historian, gazetar, përkthyes, atdhetar dhe një prej përfaqësuesve më të shquar të Rilindjes Kombëtare, i pagëzuar si “apostull i shqiptarizmës” dhe “bilbil i gjuhës shqipe”.

2 Comments

2 Comments

  1. Fjodora

    2 Janar, 2022 at 3:55 pm

    Sa aktuale qe tingellojne keto vargje edhe sot!

  2. Petro Kote

    3 Janar, 2022 at 6:32 pm

    Bilbili i gjuhes shqipe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...