fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Opinion

Kategoritë e njerëzve që nuk i duan protestat – nga Edlira Çepani

Sa herë thirret një protestë, ka një sulm të menjëhershëm të disa kategorive, ndër të cilat:

–  Ata që do të donin ta bënin vetë, por s’e bëjnë dot, ndaj duan të prishin çdo gjë që bëjnë të tjerët me qëllim që të krijohet besimi se askush nuk e bën dot.

– Ata që, thjesht, për sport, kanë dëshirë të japin mend nga larg; jo protestë po bojkot, jo bojkot po bllokim, jo mikrofon po megafon, jo te kjo rruga po tek ajo, etj.

– Ata që janë rehat me status quo-në dhe u prishet rehatia kur ngrihet zëri për gjërat që nuk shkojnë.

– Ata që janë të paguar për të sulmuar reagimin dhe protestat. Këta janë të shumtë, por janë tjetër gjë…

Është investuar ndër vite në mitin, se protestat nuk sjellin zgjidhje, se nuk vlejnë, se nuk kanë asnjë rezultat… Por nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të ngjallnin kaq shumë debat, frikë dhe pakënaqësi tek ata të cilëve u drejtohen.

Protesta nuk është negociatë e momentit!
Protesta është frymë, është kulturë, është dinjitet, është zë.

Ndaj zëri duhet ngritur për gjithçka që nuk shkon! Nuk ka si të ketë vesh të shurdhër ndaj një zëri të fortë, sepse reagimi e bën gjithmonë ndryshimin!

Ndaj, përtej gjithë atyre që filozofojnë mbi reagimin qytetar, ka veç një të vërtetë:
Problemi është heshtja, reagimi është zgjidhja, sot dhe gjithmonë!

Edlira Çepani

1 Koment

1 Koment

  1. Fjodora

    13 Korrik, 2022 at 4:07 pm

    Ndaj te njejtin mendim me Edliren

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme