fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Poezi

Kirenari – Fan S. Noli

Kirenari

Ç’deshe ti, mor, në Kalvar,
O qyqar, o Kirenar!
Del me poçen për sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nëpër kallaballëk,
Se ç’po ngjan s’merr vesh as gëk,
Je i pir’ e s’mban dot anë
Për çlironjës a tiranë.

Nëpër pluhër dhe shamatë
Turren burrat, çirren gratë,
Turm’ e ndezur, e tërbuar,
Krishtin për të kryqëzuar.

“Mir’ e gjeti, the, sarafi,
Se ashtu ia desh qylafi,
Se po çvishte vegjëlinë
Me uzurën dhe vergjinë”.

Po kur pe që u gënjeve,
Kryqëzimin s’e pëlqeve.
Kirenar, se ç’the një fjalë:
“Mos e vrisni këtë djalë!

Daleni, the, mor aman-ni,
Oratorin mos e ngani,
Si politikan flet n’erë,
Po s’e bën më tjatër herë!”

Fare bukur e fillove,
Po më kot i këshillove,
Se katilët s’të sajdisnin,
Si pjanik të qesëndisnin.

Dhe kur pe këto havaze,
Një dolli me verë zbraze,
Për të mbytur mallëngjimin,
Për të shuar hidhërimin.

Po dollia të tronditi
Dhe mi Krishtin të vërviti,
Të tre Kryqet i përfshive
Dhe për-dhe të gjith’i shtrive.

Ç’ngjau pasandaj s’kuptove
Kryqin gjer sa e zaptove
Dhe si Krisht u-kapardise
Dhe në djers’ u batërdise.

Ç’vete shtrëmbër në Kalvar
O qyqar, o Kirenar!
Se ç’përmbysesh, kamçikohesh,
Rrihesh, ngrihesh, çdehesh, zgjohesh.

Krishtin me habi pyet:
“Nga më krisi ky tërmet?
Pse pa faj po më mundojnë,
Kryqn’ e huaj ç’m’a ngarkojnë?”

Krishti po të ngushëllon,
Dhe durim të këshillon:
“Mos kij dert, se u-bekove,
Me dolli lavdi fitove!

Mos kij dert, mor Kirenar,
Ta bën këngën një Shqiptar!”
“Po ku është Shqipëria?”
“Tek ndes vetë Perëndia!”

Bëj gajret, mor Kirenar,
Drejt përpjetë në Kalvar!
Për paradën që bën ti,
Çdo besnik të ka zili.

– Fan S. Noli

____________________

Fan S. Noli (İbriktepe, 6 janar 1882 – USA, 13 mars 1965) ishte shkrimtar, mësues, diplomat, politikan, historian, orator, themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryeministër i 13-të i Shqipërisë (1924), atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.

2 Comments

2 Comments

  1. Fjodora

    20 Shkurt, 2022 at 4:09 pm

    Shume te bukura keto vargje… po valle kujt i drejtohet Noli me emrin Kirenar?

  2. Petro

    22 Shkurt, 2022 at 6:52 pm

    I madh Noli, si gjithmone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...