fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Mëma – nga Asdreni

Mëma

Fjal’ e bukur, fjal’ e shenjtë,
Thell në zemër që tingllon,
S’ka në botë gjë më e shtrenjtë,
S’ka si mëme kur kujton.

Mëmë, mëmë, frym e lar’,
Rreze drite, yll qiellor,
Plot mëshirë e mall të zjarrtë.

Që nga gjinjtë e saj të dlirë ,
Vilet jeta pa shterim,
Që nga zemra e saj ka mbirë,
Dashuri dhe mallengjim.

Si nër gaz dhe nër vojtje,
Veç një mëmë të larton,
Sa ka frym e sa ka rrojtje,
Mendjes kurrë s’të harron.

Ç’do rreziku rri të ruan,
Bën detyrë si luftar,
Si dëshmori heq e vuan,
Për të zëmrës saj thesar.

Kush s’di vlerën e një nëne,
Është pa ndenj’ e shpirt mizor,
Bir skëterrë e frym nëne,
Është i vet tradhëtor!

– Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni)

______________________

Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) (Drenovë, 11 Prill 1872 – Bukuresht, 11 Dhjetor 1947 ) ishte poet, shkrimtar, publicist, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Është autori i Himnit Kombëtar të Shqipërisë (Himni i Flamurit).

2 Komente

1 Koment

  1. Fjodora

    22 Janar, 2022 at 1:53 pm

    Sa e bukur kjo poezi

  2. Petro

    7 Shkurt, 2022 at 8:40 pm

    Eh more Asdren, sa bukur i ke kenduar nenes, te lumte pena

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...