fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Opinion

Moda e emrave të huaj që rrit fëmijë pa identitet

Vitet e fundit në Shqipëri vjen duke u shtuar një fenomen me përmbajtje “ekzotike”. Shqiptarët po i quajnë fëmijët e tyre Diego, Pamela, Kejsi, Franceska, Amelia, Aron, Noel e kështu me rradhë.

Emra që nuk kanë asnjë lidhje me identitetitin dhe prejardhjen e atij fëmije, por që tingëllojnë si emra aktorësh telenovelash, apo si personazhe të njohur televizioni.

Le të jemi të qartë, gjithësecili ka të drejtë ta quajë fëmijën e vet si dëshiron apo si e mendon më të arsyeshme. Por dëmi që i shkaktohet atij fëmije, të ardhmes së tij dhe kulturës familjare, janë gjëra që s’mund të neglizhohen.

Çfarë identiteti do të ketë ky fëmijë nesër? Do të jetë një shqiptaro-latino-arabo-sakson me nuanca mesdhetaro-aziatike? Si do ta krijojë identitetin e tij kur prindërit e tij janë përpjekur ta sabotojnë këtë identitet që ditën e parë të jetës së tij.

Unë nuk e di arsyen pse dikujt mund ti duket më i këndshëm emri Diego në vend të emrit Gent, apo Kloe në vend të Teuta, por mund të marr me mend se kur Diego-ja të prezantohet diku, sëbashku me babën e vet Ermal, habia dhe ilariteti me shumë gjasa do të pushtojë të pranishmit.

Njeriu gjatë jetës së tij, sidomos gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, është në kërkim të identitetit të vet. Identitet që do ta karakterizojë në mardhënien e tij me të tjerët, në mënyrën se si ky individ do ta shohë veten e vet dhe do të krijojë karakterin e tij.

Të përpiqesh të modifikosh këtë identitet duke transplantuar te ai një identitet të rremë, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të krijojë më shumë konfuzion në vetdijen e atij personi. Do ta largojë nga prejardhja dhe kultura e tij.

Por një emrër i huaj nuk do ti japë një kulturë të re. Thjesht, ky idivid nuk do të jetë as mish as peshk!

– Elia D. Noli

2 Komente

2 Comments

  1. Fjodora

    6 Janar, 2022 at 1:22 pm

    Eshte per te ardhur keq, por ky eshte realiteti shqiptar! Edhe arrixhinjte nuk i nderrojne emrat e tyre!

  2. Petro Kote

    6 Janar, 2022 at 1:46 pm

    Emri eshte pjese e identitetit te njeriut! Pse mbiemrin nuk nderrojme, por duam ta trashegojme? Sepse eshte pjese e identitetit tone! Po ashtu eshte edhe emri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme