fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Poezi

Mungesa e lirisë – nga Petro Marko

Mungesa e lirisë

Ti ishe
Një mëngjes i freskët,
Që lëshonte
Tinguj të kthjellët.

Dhe ishe një kopsht i derdhur,
Zot sa i derdhur,
Me erë me ngjyrë
Mbytje çdo gjë përreth.

Nga duart, nga yjet,
Si nga një libër i hapur,
Mund të parathoshe çdo gjë,
Si fatthënë e rysur që ishe.

Po jepeshe lehtë,
Si një kafshë,
E lodhur nga ndjekjet,
Se në flokë,
Në ballë,
Në sy,
Kudo,
Të vihej re
Mungesa e lirisë.

– Petro Marko

_________________________

Petro Marko (Dhërmi, 25 nëntor 1913 – Tiranë, 27 dhjetor 1991) ishte shkrimtar dhe publicist shqiptar, i cilësuar si prej themeluesve të prozës moderne shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...