fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Poezi

Ngrehu – nga Hil Mosi

Ngrehu

Thon’ për ty që ke mbarumun,
E gjallsi ti ma nuk ke;
Thon’ për ty që je poshtnumun,
O atdhe!

Jan kah thon’ se t’vdiq trimnia,
Qysh se t’ra ajo rrufe;
Thon’ se ty t’u prish djelmnia,
O atdhe!

Thon’ se je nji komb i lanun,
Ma i poshtri ti sot je;
E çka s’jan’ për ty tuj thanun,
O atdhe!

Ç’do që bota do të flasin,
Mbushu plot shpres’ të re!
Ty asgja nuk do t’humbasin,
O atdhe!

Shkundi t’rrebtat arm’ mizore,
E për luft’ thirrna ne!
Botës diftoj’ që s’je me kore,
O atdhe!

Kshtu ndër kombe tjera njehu,
Tunde botën mbar’ në dhe!
N’luft’ me djelmt’ e tu ti ngrehu,
O atdhe!

– Hil Mosi

______________________

Hil Mosi (Shkodër, 22 prill 1885 – Tiranë, 22 shkurt 1933) ishte poet, publicist dhe politikan shqiptar, si dhe një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare

2 Comments

2 Comments

  1. Fjodora

    10 Shkurt, 2022 at 5:26 pm

    Rilindasit tane… sa me shume tu mesohet per ta femijve ne per shkolla

  2. Petro

    18 Shkurt, 2022 at 6:24 pm

    Respekt!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...