fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Personazh

“Nuk e meritoja ta fitoja!” – Cili është çmimi i fitores?

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës së finishit. Duke menduar se e kishte përfunduar garën, i ngatërruar nga sinjalistika, ai e ndaloi vrapimin dhe mendoi se u shpall fitues.

Spanjolli Iván Fernández, i cili po vraponte i dyti, vetëm disa metra pas tij, duke parë situatën, filloi t’i bërtiste atletit kenian se e kishte gabim dhe se duhet të vazhdonte garën. Keniani nuk e kuptoi dhe vazhdoi të qëndronte në vend.

Iván Fernández e arriti shpejt kreun e garës, por në vend që të shfrytëzonte gabimin e Mutait dhe të kalonte me shpejtësi për ta fituar vetë atë garë, ai qëndroi mbrapa, dhe duke përdorur gjeste e drejtoi kenianin në vijën e finishit dhe e la të kalonte i pari.

Në pëfundim të garës dy atletët i shtrënguan dorën njëri-tjetrit.

Një gazetar e pyeti Ivanin: “Pse e latë kenianin të fitonte?”
Iván u përgjigj: “Nuk e lashë të fitonte, Ai fitoi.”
– “Por pse?”
– “Nuk e meritoja ta fitoja”, tha 24-vjeçari Iván Fernández. “Bëra atë që duhej të bëja. Ai ishte fituesi me të drejtë. Ai krijoi një avantazh që nuk mund ta mbyllja nëse ai nuk do të kishte bërë një gabim. Sapo pashë se po ndalonte, e kuptova se nuk ishte e drejtë që ta kaloja atë.”
– “Ju mund të kishit fituar vetë!”
– “Por cila do të ishte vlera e fitores sime? Cili do të ishte çmimi i kësaj medalje? Çfarë do të mendonte nëna ime për këtë?”

Nderi, morali dhe turpi janë parime që përcillen brez pas brezi.
Mos i lini kurrë të humbasin! Përndryshe, do të jeni humbës.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...