Spektakli “Gjeniu i vogël”, i cili sjell para publikut artistë të vegjël nga e gjithë Shqipëria të shpalosin talentin e tyre ne fushën e muzikës, ka gjithmonë surpriza.
E tillë ishte edhe paraqitja e vogëlushes 11 vjeçare Olgerta Rustemi, e cila mahniti jurinë me performacën e saj. Olgerta, në paraqitjen e saj të parë në “Gjeniu i vogël”, u prezantua me këngën “I have nothing” nga diva botërore e muzikës Whintey Houston.
Performanca e Olgertës, me zërin melodioz dhe të fuqishëm njëkohësisht, si dhe vetë vështirësia e këngës së zgjedhur prej saj, bënë që anëtarët e jurisë të mos i kursejnë komplimentat për të.
Olta Boka i uron Olgertës të eci në hapat e të famshmeve motrat Libohova, ndërsa anëtari tjetër i jurisë Adrian Hila shprehet se “Libohova ka nxjerrë gjithmon burra shteti, dhe kam përshtypjen se edhe Olgerta do shënohet te kjo listë”, duke shprehur kështu komplimentat e tij për performancën e kësaj artisteje te vogël.
Edhe dy anëtarët e tjerë të jurisë, Vikena Kamenica dhe Bojken Lako, shprehin fjalët më të mira për performancën e saj. Vikena shprehet se vetëm artistë te medhenj arrijnë të këndojnë mirë një këngë te Whitney Houston, ndërsa Bojken Lako shprehet se Olgerta u duk si një këngetare e madhe, e vendosur bukur në skenë, dhe për të ajo do të ketë një rrugë shumë te bukur përpara.
Olgerta Rustemi është një vogëlushe 11 vjeçare nga Libohova. Ajo ndjek klasën e gjashtë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”, dhe vjen nga lagjia Marinë, lagjia me emër në qytetin e Libohovës ku ka lindur Heroi i Popullit Avni Rustemi.
Ndiqni performancën e Olgertës në “Gjeniu i vogël”:
Fjodora
2 Prill, 2022 at 2:54 pm
Bravo, e ka kenduar shume bukur! Suksese vogelushe!
Petro
2 Prill, 2022 at 3:14 pm
I lumte… e talentuar kjo vajze nga vendi i Avniut, me mbiemrin e Avniut!