Punërat e Perëndisë
Zot i math e i vërtetë,
Ç’do pun’ e ke bërë vetë;
Bëre qiejtë dhe denë,
Bëre yjtë dhe dhenë,
Bëre diellin’ me dritë,
Bëre nat’ e bëre ditë,
Bëre erënë dhe retë,
Bëre pemëtë me fletë,
Bëre hënëzën me yje,
Bëre fusha, male, pyje,
Bëre zogjtë, që këndojnë,
Dhe lulet që lulezojnë,
Bëre dimër’ e beharë,
Bëre kuaj e gomarë,
Bëre misër edhe grurë,
Po më shumë bëre gurë.
Si bëre kaqë të mira,
Bëre dhe shumë egërsira:
Bëre arinë dhe derrë,
Bëre… po ç’nukë ke bërë?
Bëre botënë të tërë,
Bëre dhe djallë me brirë!
Çdo pun’ e ke bërë mirë,
Po një gjë bëre pa mënde,
Dhe prishe punën tënde:
Kur bëre derr’ dhe arinë,
Ç’deshe që bëre Turqinë?
Se të mos qenkej kjo farë,
Bota do të vinte mbarë,
Dhe do të lulëzonte,
Shqipëria do t’gëzonte.
– Andon Zako Çajupi
_______________________
Andon Zako Çajupi (Sheper, 27 mars 1866 – Heliopolis, 11 korrik 1930) ishte poet, dramaturg, jurist, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.
Fjodora
14 Janar, 2022 at 3:22 pm
I beri qe te shohim telenovela nga mengjesi ne darke… te shkretet ne thuaj!!
Petro
17 Janar, 2022 at 9:18 pm
Çfarë të themi! Shqiptarët kanë harruar nënat e baballarët dhe kanë filluar të nderojnë turqit!