fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktualitet

Rama në Libohovë: foli shumë, por nuk tha asgjë

Në takimin e tij në Libohovë, të prezantuar si takim me biznesin, ku ishin “ftuar” të merrnin pjesë qytetarë dhe biznese nga i gjithë qarku, por që në thelb ishte një takim elektoral, kryeministri Rama tha shumë gjëra, por nuk tha asgjë.
I përmbledhur në pak fjalë, i gjithë diskutimi i kryeministrit ishte: Ne jemi të mirë, ata janë të keqinj!

Është për tu habitur se si mund tu drejtohesh qytetarëve, të cilët janë ata që të kanë dhënë votëbesimin për të qeverisur, të cilët janë taksapagues, sikur po i drejtohesh një fëmije 3 vjeç, të cilin duhet ta gënjesh që të bëjë atë që ti dëshiron.

Pas 10 viteve qeverisje si kryeministër dhe pas 8 viteve drejtimi të bashkisë nga një kryebashkiake e forcës së tij politike, më e pakta që qytetarët presin është një bilanc i punëve, të kryera apo të pakryera, gjatë këtyre 8-10 viteve dhe diskutimi i problematikave që ata i shqetësojnë, që për hir të së vërtetës janë të shumta.

Ajo që libohovitët do të donin të dinin nga kryeministri Rama është:

Përse papunësia është rritur në mënyrë dramatike përgjatë këtij 10-vjeçari në Libohovë dhe në gjithë zonën?
Papunësi që i ka vendosur familjet në vështirësi të mëdha ekonomike dhe në pamundësi për përballimin e jetesës dhe për kyerjen e një jete dinjitoze.

Përse prespektiva e jetesës në Libohovë është tepër e zymtë dhe për këtë arsye njerëzit po emigrojnë në masë, duke braktisur vendin, shtëpitë dhe familjarët e tyre?

Çfarë ka bërë qeveria dhe bashkia e Libohovës në këtë 8-vjeçar për ta zbutur papunësinë, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e qytetarëve, të bujqëve, të blegtorëve dhe të biznesit?

Përse shkollat po mbyllen njëra pas tjetrës në territorin e bashkisë, përse mungojnë nxënësit dhe cila është prespektiva për fëmijët dhe për brezin e ri?

Përse Libohova është lënë në rrënim gjithë këto vite, me monumente si Kalaja e Shanishasë dhe Sarajet e Familjes Libohova që po shkojnë në degradim të plotë, apo me monumente si Ura e Hoshtevës që u la të rrëzohej për 5 para punë?

Përse taksat që qytetarët paguajnë nuk po shkojnë në rritjen e mirëqenies së tyre?

Ndërsa nga kryetarja aktuale e bashkisë Luiza Mandi dhe nga kandidati Leonard Hide që kërkon votën për ta zëvendësuar atë, qytetarët minimalisht do të donin të dinin:

Përse nuk janë ndihmuar nxënësit, fëmijët e fshatrave të bashkisë, që të kenë transport për vajtur në shkollë?
Kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme kundrejt bashkisë nga ana e qytetarëve, të cilët kanë firmosur edhe një peticion, i cili deri më sot ka mbledhur më shumë se 1100 firma, ku i kërkojnë bashkisë vendosjen e transportit për nxënësit e fshatrave në mënyrë që tu krijohet mundësia të ndjekin shkollën në Libohovë. Kërkesë që deri më sot ka rënë në vesh të shurdhër. Ndërkohë shkollat e fshatrave dhe të qytetit Libohovë po shkojnë drejt mbylljes.

Çfarë ka bërë bashkia për uljen e papunësisë së të rinjve?
Pikë e cila ishte në programin kryebashkiakes Luiza Mandi 8 vite më parë, para ardhjes në krye të bashkisë.
Në 8 vite nga Libohova janë larguar rreth 30%-40% e të rinjve, gjë e cila sugjeron se është berë shumë pak ose aspak për të ndihmuat këta të rinj, të cilët janë edhe forca kryesore e punëtorëve, e specialistëve dhe e zanatçinjëve që do të çonin përpara ekonominë e bashkisë dhe do të ishin e ardhmja e vendit.

Përse nuk ka pasur mirëmbajtje të vazhdueshme të rrugëve që lidhin fshatrat me Libohovën dhe të rrugëve të brendshme?
Gjatë 8 viteve rrugët e bashkisë kanë qenë vazhdimisht problematike, të pa mirëmbajtura, dhe banorët shpesh janë ankuar për gjendjen e tyre, por nga bashkia nuk është kryer punë e përditshme për mirëmbajtje, por është pritur vetëm me sytë nga qielli për ndonjë investim nga qeveria, dhe me aq është mjaftuar dhe e ka justifikuar punën. Në fakt, puna kryesore e bashkisë është mirëmbajtja e përditshme, jo pritja në karrige për ndonjë investim.

Përse pastrimi nga mbeturinat në lagjet e Libohovës dhe në fshatra nuk bëhet përditë por bëhet vetëm një herë në disa ditë, duke i lënë kazanet e mbushur dhe plehrat e përhapura gjithandej, me ditë të tëra?

Këto dhe shumë të tjera janë çështje që qytetarët do të donin të dëgjonin nga kryeministri, nga kryebashkiakja Mandi që ka 8 vjet në detyrë dhe nga kandidati Hide që kërkon votë për ta zëvendësuar.

Llogaridhënia është thelbi i demokracisë.
Nëse nuk jepet llogari për çfarë është bërë, për mënyrën si janë shpenzuar paratë e taksave të qytetarëve dhe nëse këto para janë përkthyer në shërbime dhe në mirëqenie, nëse nuk bëhën këto përpara se të kërkohet sërish vota, atëherë jemi shumë larg nevojave dhe interesave të qytetarëve.

1 Comment

1 Comment

  1. Pirro

    30 Prill, 2023 at 12:56 pm

    Keta jane shkaterrimtar te ketij vendi. Nuk kane as cipe ne faqe, vazhdojne kerkojne vota!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement

Më të lexuarat

Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...