fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Destinacione

Shën Maria e Labovës, kisha 1500 vjeçare ku u ruajt një copëz nga kryqi i Krishtit, një nga 40 kishat më të vjetra në botë

Me një moshë gati 15 shekullore, kisha bizantine e Shën Marisë në Labovë të Kryqit është një ndër 40 kishat më të vjetra në botë. Ajo u ndërtua në vitin 554 nga Perandori Bizantin Justiniani i Madh, vetëm pak vite më vonë nga ndërtimi i katedrales së Shën Sofisë në Konstandinopojë (Stambolli sot).
Kisha ka afreskë dhe ikonostas të vyer. Vetë figura e Justinianit është e gdhendur në një prej kolonave qëndrore të kishës, si dhe gjendet gjithashtu e pikturuar në afresket e saj.

Kjo kishë është një prej monumenteve historike, fetare e kulturore më të vyera të Shqipërisë. Ajo ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, vendosur në shpatin verior të malit Bureto, vetëm pak kilometra nga qyteti i Libohovës dhe qyteti i Gjirokastrës.

Pamje brenda kishës së Shën Marisë

Ajo çka e bën këtë kishë një thesar të trashëgimisë tonë kulturore është edhe një fakt sa i pabesueshëm po aq edhe mbresëlënës. Në këtë kishë është ruajtur për shekuj e mijëvjeçarë një pjesë prej 152 gramë nga druri ku u kryqëzua Krishti. Kjo copëz e paçmueshme nga kryqi i Krishtit ju dhurua kishës nga vetë perandori Justinian në momentin e ndërtimit të saj. Në fakt, ndërtimi i kishës dhe copeza e drurit nga kryqi i Krishtit ishin dhuratë që Perandori Justinian i bënte një prej gjeneralëve të tij më të besuar, Kostandin Shpatarit, i cili e kishte kërkuar këtë dhuratë të vyer për vendin e tij të lindjes.

Kryqi i shenjtë i Labovës së Kryqit

Copëza e drurit dhe kryqi i artë brenda së cilës ajo ruhej mbaheshin me fanatizëm nga shërbyesit e kishës dhe banorët e zonës. Sipas gojëdhënave, dhjetëra kalorës të armatosur ishin gardianë të tij.
“Kryqi i shenjtë” ishte gjithashtu objekt pelegrinazhi. Pelegrinë të shumtë shkonin në Labovë të Kryqit për të kryer ritet fetare në kishën e Shën Marisë. Vetë fshati është quajtur Labovë e Kryqit për shkak të “Kryqit të shenjtë”. Ky kryq mund të krahasohet për vlerën dhe rëndësinë e tij vetëm me Kodikët e Beratit.

Kisha e Shën Marisë

Kryqi dhe copëza e drurit brenda saj, të cilat kishin mundur të ruheshin përgjatë luftrave dhe pushtuesve të ndryshëm ndër shekuj, u zhdukën në mënyrë të mistershme në vitin 1987, në ditët e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe shtetit ateist që ajo kishte krijuar. Disa vetë u arrestuan dhe u dënuan si vjedhës të këtij objekti, por kryqi nuk u gjet më kurrë. Sipas versionit zyrtar ata e kishin vjedhur kryqin dhe më pas e kishin hedhur sepse u ishte dukur pa vlerë. Por banorët e Labovës nuk e besojnë këtë version dhe bëjnë fajtor regjimin e kohës për zhdukjen e këtij thesari të paçmuar.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...