fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Histori

Shqiptarët kanë kontribuar shumë për qytetërimin e njerëzimit, por ata u lanë në baltë nga të gjithë – Alexandre Lambert

Shkëputur nga intervista me historianin zvicerian Dr. Aleksandre Lambert:

Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqësa botës, udhëheqësa laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull Klementi i XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike. Në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë, që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigantëve, dhe jo Françesku i I-rë i Francës 19 vjeç, që ato dy dite beteje mësoi se si luftohet.

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane, vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë. Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina, që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek. Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare, Aleksandër dhe Vladimir Gjika, si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria.

Fraçesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit, që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare. Piktorë si Carpacci, Albani, etj, humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut, dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleoni i Lindjes së Afërt”, qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit, që mbretëroi gati 150 vjet. Arkitekti i “Taxhmahalit“ në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari, ashtu sikurse edhe ”Xhamia Blu“ e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit.

Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore, jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroid e Buenos Aires. Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj.

Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi, shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet? Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878).

Në të vërtetë, pas mundjes së turqve në luftën ruso – turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët, duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë, të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët – shqiptarët. Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan.

Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore europiane ka përdorur termin pexhoratif “turq“, për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë, dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve. Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë.

Dr. Alexandre Lambert, është historian zvicerian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten. Eshtë doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë dhe është Drejtor Akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të Armatosura. Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore, si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare, si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë, të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Lexo intervistën e plotë këtu

Botuar fillimisht në: Gazeta Panorama, 31/11/2007

2 Komente

2 Comments

  1. Petro Meksi

    2 Janar, 2022 at 1:48 pm

    Dua te lexoj me shume rreth kesaj teme!

  2. Fjodora

    18 Janar, 2022 at 4:15 pm

    Shqiptaret e shkrete kane punuar e luftuar me shume per boten se sa per veten e tyre!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i familjeve, po sjell një dramë të madhe sociale....

Opinion

Një vit i ri shkollor! Suksese gjithë nxënësve dhe mësuesve! Suksese prindërve që shpresojnë tek e ardhmja e fëmijëve të tyre, që besojnë ende...