fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Opinion

Të japësh për arsimin dhe edukimin është shërbimi më i madh që mund t’i bësh të ardhmes – nga Adil Xhelili

23 dhjetor 2013, dita e fundit në shërbim të arsimit.

Një rrugëtim që nisi që në vitin 1997 si mësues zëvendësues për një vit shkollor, rifilloi në 2002 si mësues i gjuhës dhe letërsisë, kulmoi në 2005 si drejtor shkolle “Avni Rustemi” Libohovë dhe përfundoi në 2013, pas 3 vitesh si përgjegjës i burimeve njerëzore në DAR Gjirokastër.

Largimi jo me dëshirë, por me komandë e me urdhër, sepse kishte nisur viti zero…

Pavarësisht kësaj, në këto 9 vite kurrë nuk e kam ndier veten larg arsimit dhe kjo falë familjes e shoqërisë, që përherë me ta diskutonim e diskutojmë për problematika dhe ofrojmë zgjidhje në të mirë të punës.

Të japësh për arsimin dhe edukimin është shërbimi më i madh që mund t’i bësh të ardhmes dhe sot ndihem krenar për shumë breza që kanë ecur në jetë falë punës sime dhe të shumë kolegëve që pata fatin të punoj.

Breznitë e mësimdhënësve në Libohovë kanë qenë e janë një plejadë që meritojnë respekt e mirënjohje në çdo kohë, kurrë nuk do të heqim dorë së mbështeturi e së promovuari një nga vlerat më të mira të Libohovës.

Ky qytet e kjo zonë mund të mbijetojë e të rivlerësohet nëse vërtet i kthehet dinjiteti dhe vlerat shkollave të qytetit, me kushte bashkohore mësimdhënieje, me mbështetje financiare direkt nga bashkia, me promovim talentesh e shkëmbim eksperiencash.

Me mirënjohjen më të madhe, u uroj festa të gëzuara mësuesve e nxënësve të bashkisë Libohovë, familjeve të tyre, ish-kolegëve të mi, gjithë miqve e bashkëpuntorëve me të cilët ndamë vite pune të paharrueshme.
Gëzuar!

Adil Xhelili
Ish mësues dhe drejtues arsimi në Qarkun Gjirokastër

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme