fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Histori

Titua bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës me anë të emigracionit. Shqiptarët nuk janë ikësa

Shkëputur nga intervista me historianin zvicerian Dr. Alexandre Lambert:

Qeveria Jugosllave, në vend që t’u jepte shqiptarëve të Kosovës mundësi pune dhe vende në administratë e kulturë,  parapëlqente t’i punësonte jashtë shtetit si emigrantë. Po të japim si shembull Zvicrën, mund të themi se në Zvicër kanë emigruar më shume shqiptarë nga ish Jugosllavia se nga asnjë vend tjetër i botës, po të merret në përpjestim me popullsinë dhe territorin që ka ky shtet relativisht i vogël i Evropës. Me këtë rast më lejoni të bëj konstatimin se Titoja, me anë të emigracionit, bëri një spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Jugosllavia.

Duhet thënë për Shqipërinë dhe shqiptarët, se me gjithë mungesën e madhe të mjeteve, ajo ka ndihmuar me të vërtetë për ruajtjen e paqes dhe të stabilizimit në Ballkan. Mjafton të kujtosh kohën kur Milosheviçi, në muajt Mars dhe Prill 1999, urdhëroi forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe t’i sulen Kosovës për të përzënë të gjithë shqiptarët nga Kosova. Për pak javë 900.000 refugjatë shqiptarë u detyruan të dilnin nga kufijtë e Kosovës, për në Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, dhe kudo në botë, ku ata u pritën ngrohtësisht nga familjet shqiptare, sigurisht dhe nga shteti shqiptar, kudo që vajtën.

Mikpritja tradicionale shqiptare bëri që gjenocidi që shkaktoi një katastrofë humanitare, që nuk ishte parë kurrë në Evropë që nga Lufta II Botërore, u zgjidh nga shqiptarët, të cilët i hoqën të gjitha shqetësimet Evropës. Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në Ruanda disa vjet para genocidit të Kosovës, ku u masakruan brenda 100 ditëve, 900.000 ruandezë.

Le t’u njihet si meritë e refugjatëve shqiptarë të Kosovës, viktima të genocidit serb të Milosheviçit, kthimi i menjëhershëm në vendin e tyre të shkatërruar, ku nuk i priste gjë tjetër veç shtëpive të rrafshuara dhe familjarë të masakruar që duhej të varroseshin dhe rivarroseshin. Le të shërbejë ky gjest i mire i kthimit në vatrat e veta si shembull për popujt e tjerë të botës. Ky qe patriotizmi i shqiptarëve, që vërtetoi më së miri se shqiptarët nuk janë ikësa, siç e kishin bërë zakon mediat t’i quanin shqiptarët në Evropë.

Dr. Alexandre Lambert, është historian zvicerian, që ka si gjuhë amtare gjermanishten. Eshtë doktoruar në Relacione Ndërkombëtare në Institutin Universitar të Studimeve të larta Ndërkombëtare në Gjenevë dhe është Drejtor Akademik i “School of International Training” në Gjenevë. Ai është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake. Eshtë ekspert i OSBE dhe i kontrollit demokratik të reformës së Forcave të Armatosura. Ai ka dhënë kontributin e vet në shumë takime ndërkombëtare në Amerikë, në Evropë, në Kaukaz, në Azinë Qendrore dhe në veçanti në Evropën Juglindore, si në Slloveni, Kroaci, Serbi, Bosnjë, Mal të Zi, e në shumë forume ndërkombëtare, si atë të Kran Montanës, ku ka njohur delegacionet e Shqipërisë, të Kosovës etj. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njohë çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Lexo intervistën e plotë këtu

Botuar fillimisht në: Gazeta Panorama, 31/11/2007

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Zbrazja e Shqipërisë nga emigracioni masiv i viteve të fundit, largimi i të rinjve dhe i familjeve, po sjell një dramë të madhe sociale....

Opinion

Një vit i ri shkollor! Suksese gjithë nxënësve dhe mësuesve! Suksese prindërve që shpresojnë tek e ardhmja e fëmijëve të tyre, që besojnë ende...