Kalaja historike e qytetit, paja e Shanishasë, drejt degradimit dhe harresës.
Një projekt ka vite që fle sirtarëve të Ministrisë së Kulturës dhe askush nuk kujtohet më për të.
Shkallë e mure të rrënuara, një objekt që po degradon dita-ditës.
Një ndër vlerat e Libohovës, si shumë të tjera, që veç për fushata e reklama pushteti shërben si atraksion.
Por për ne libohovitët autoktonë, të rinj e të vjetër, ky monument magjepsës është simboli i qendresës, e bashkë me Rrapin, i jep vlerë qytetit, e u kujton edhe atyre pseudopatriotëve se kultura dhe tradita nuk zëvendësohen dot me pllaka guri e tuba hekuri.
Pas 14 majit, me aq sa të mundemi, do ta rijetëzojmë këtë emblemë të qytetit, do ta nxjerrim në dritë, ditën e natën, do ta gjelbërojmë, e bashkë me kullën e Sahatit, të jenë monumente orientuese e te vizitueshme për gjithë zonën, rrethin e më gjerë.
Punë të mira nga njerëz të mirë, së shpejti e së bashku!
– Adil Xhelili
Ish mësues dhe drejtues arsimi në Qarkun Gjirokastër
Parim
30 Janar, 2023 at 5:15 pm
Per te ardhur keq!