fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Atraksione

Ura e Kordhocës, nyja lidhëse e rrugës që bashkonte kryeqendrat e Vilajetit të Janinës

Ura e Kordhocës është Monument Kulture i Kategorisë I dhe nyje e rëndësishme e rrugës së vjetër që lidhte dy anët e luginës së Drinos. E ndërtuar rreth 200 vite më parë nga Ali Pashë Tepelena, më 1820, kjo urë ishte pjesë e rrugës që lidhte qytetet kryesore të vilajetit të Janinës në atë periudhë; Janinën, Libohovën, Gjirokastrën e më tej Tepelenën.

Ura është ngritur mbi lumin Drino, rreth 4 km në jug-lindje të qytetit të Gjirokastrës, përfund fshatit Lazarat. Ajo është ndërtuar me gurë të zinj të zonës, ndërsa mbushja e saj është bërë me gurë gëlqeror. Konstruksioni i kësaj vepre ka të gërshetuar stilin e arkitekturës lokale me atë orientale osmane. Ura e Kordhocës është e gjatë 20 metra dhe e lartë 7 metra në pikun e saj. Ka pesë harqe, të dekoruar bukur me punime në gurin e zi, të cilat, sëbashku me shtrimin e plotë me kalldrëm në të gjithë gjatësinë, i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore.

Në restaurimin e fundit që i është bërë kësaj ure në vitin 2018, janë zbuluar edhe disa nga sekretet e teknikave të ndërtimit të saj. Gjatë procesit të përforcimit të një prej këmbëve të urës u zbulua se poshtë saj gjendeshin një numër i konsiderueshëm trarësh druri, të ngulur thellë në shtratin e lumit, mbi të cilat ishte vendosur dhe qëndronte vetë këmba e urës. Trarët e drurit, edhe pse mbi 200 vjeçarë, ishin në gjendje shumë të mirë, të pa degraduar nga lagështira përgjatë viteve dhe shekujve. Ekspertët konstatuan se trarët e drurit, të përdorur si bazament për këmbët e urës, i kishin dhënë asaj një qëndrueshmëri shumë më të mirë dhe kishin shërbyer si amortizatorë të lëvizjeve të tokës prej tëmeteve apo nga shkarja e dherave.

Ura është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjetëve edhe sot, ashtu sikursë ka qenë për kalorësit e karvanet qëmoti. Ajo ka shërbyer si skenë xhirimi edhe për disa filma artistik shqiptar, si “Muri i gjallë”, “Liri a vdekje” dhe “Dasma e Sakos”. Turistë e vizitorë mund të provojnë eksperiencën e udhetarëve dhe rrugëtimeve të vjetra, nëpër rrugën që vazhdonte nga Gjirokastra, kalonte mbi Urën e Kordhocës, ecte përmes luginës së Drinos, kalonte në Urën e Zonjës mbi lumin e Suhës (urë monument kulture edhe kjo, e ndërtuar në të njëjtën periudhë) dhe arrinte në Libohovë. Më tej rruga kalonte përfund malit Bureto dhe vazhdonte për në Janinë.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...