fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Poezi

Vaji i bylbylit – nga Ndre Mjeda

Vaji i bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfën
Çou mos rri shkret.

Gjith fushët e malet
Blerim e mbëloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Ndër pyje e orgaja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gëzon gjith’kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nëpër gjeth.

A çil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.

Kërkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kërkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Nëpër lamije
Ke me gjet mel,
Për gjith’prendverën
Njajo buk t’del.

E kur t’zitë e di
ndër prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetë di.

Tash pa frigë çerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis.

E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me këndue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A çilë kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndër pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Ndër trandofille,
Ndër zamakë nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën,
Pse po gjimon?

– Ndre Mjeda

____________________

Ndre Mjeda (Shkodër, 20 nëntor 1866 – Shkodër, 1 gusht 1937) ishte gjuhëtar, poet, prift, përkthyes, shkrimtar, deputet i Parlamentit Shqiptar, atdhetar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare.

2 Komente

2 Comments

  1. Fjodora

    29 Janar, 2022 at 2:48 pm

    E mbaj mend permendesh edhe tani nga shkolla

  2. Petro

    7 Shkurt, 2022 at 8:35 pm

    Respekte Mjedes dhe gjithe rilindasve tane (atyre te verteteve)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...