fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Kulture

Veshja tradicionale e Lunxhërisë, perla e etnografisë shqiptare (FOTO)

Etnografia shqiptare është e pasur dhe e larmishme. Çdo trevë dhe krahinë e plotëson këtë gjerdan kulturor me veshjet dhe kostumet e tyre popullore, sa të vecantë, aq edhe të bukur.

Kostumi popullor i krahinës së Lunxhërisë është një prej kostumeve më të bukur të këtij koleksioni. Një krenari shqiptare e kulturës tonë të pasur, të trashëguar brez pas brezi. Veshjet me pamje aristokrate, të punuara e të zbukuruara me fije ari, me pulla e me sumbulla, i japin këtij kostumi një hijeshi rrëzëllitëse.

Kostumi i Lunxhërisë mendohet të jetë të paktën 2.000 vjeçar. Në fakt, zona e Lunxhërisë është e mbushur me vendbanime të lashta, mes të cilave kryeqendra e Epirit të lashtë, Antigonea, qyteti i ndërtuar nga Pirro i Epirit. Kjo zonë e banuar hershëm me qytetërime të zhvilluara, natyrisht që ka krijuar dhe ka trashëguar kulturën e saj brez pas brezi, deri në ditët tona, mes tyre edhe kostumin tradicional lunxhiot.

Sot kostumet lunxhiote originale, të punuar sipas teknikave të vjetra, janë të rrallë. Këto kostume trashëgohen brez pas brezi, nga nënat te bijat, dhe ruhen me devotshmëri maniakale prej tyre. Kostumet kanë vlerë të pallogaritshme, si monetare, ashtu edhe shpirtërore, për zotëruesit e tyre, por edhe per kulturën shqiptare ne tërësi.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...