fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

14 vjetori i pavarësisë të vonuar të Kosovës

14 vite më parë, më 17 shkurt 2008, Kosova do të shpallte pavarësinë e saj, pas vitesh e dekadash shtypje e genocidi. Në orën 15:39 të asaj dite, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Ky akt i vetvendosjes së popullit kosovar, i cili buron nga parimi ndërkombëtar i Vetvendosjes së Popujve, vendosi në vend një të drejtë të mohuar një shekull më parë, kur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, fuqitë e mëdha Evropiane i shkëputën pa të drejtë trojet dardane prej shtetit të sapo formuar shqiptar dhe benë pazare me to duke ua falur fqinjëve lakmitarë.

Ashtu sikurse kishte ndodhur në të gjitha trojet e banuara historikisht prej shqiptarëve, edhe në trevat Kosovare, më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri shqiptar, flamuri i kuq me shqiponjen dykrenare, flamuri i Kastriotëve, dhe u shpall pavarësia prej sundimit 500 vjeçar otoman.

Shteti i sapo formuar shqiptar, me kyeministër Ismail bej Vlorën dhe atdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare ne përbërje të tij, përfshinte gjithë trevat shqiptare, në të cilat populli me vullnetin e vet dhe me parimin e vetvendosjes kishte shpallur pavarësinë prej pushtuesve dhe kishte nënëshkruar deklaratën e formimit të shtetit sovran Shqiptar.

Por kjo e drejtë e përbotshme iu refuzua pabesisht shqiptarëve prej pazareve të shtetëve të fuqishme Evropiane gjatë konferencave me diplomatë e ambasadorë. Trojet e Shqipërisë u copëtuan dhe u falën si suvenire. Gjysma e shqiptarëve u kthye pësëri nën sundimin e pushtuesve, tashmë në një formë të re; pushtues të legalizuar nga traktate konferencash.

Gati 100 vite më vonë, shtetet Evropiane arnuan një gabim historik të kryer ndaj popullit shqiptar. Duke mbështetur të drejtën e vetvendosjes të popullit kosovar dhe Pavarësinë e Kosovës, i ktheu kështu të drejtën e mohuar në Konferencen e Londrës në vitin 1913.

14 vite më parë Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Pavarësi e vonuar! Pavarësi e shumëpritur!
Gëzuar lirinë e pavarësinë Kosovë.

Lexo edhe:

2 Komente

2 Comments

  1. Fjodora

    17 Shkurt, 2022 at 7:23 pm

    Shume te keqija i ka bere Evropa shqiptareve… beri te pakten nje gje te hajrit

  2. Petro

    18 Shkurt, 2022 at 6:11 pm

    Qe nga konferenca e Berlinit e filluan copetimin e Shqiperise

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja
Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

Rrjeti i ri i ujësjellësit është një investim i shumëpritur prej banorëve të Libohovës. Rrjeti i vjetër 50 vjeçar ishte i degraduar dhe problematikat...

Aktualitet

Gara zgjedhore e 14 majit rezultoi të ishte një betejë e pabarabartë, në të cilën pushteti politik u përpoq me një sërë mënyrash që...

Aktualitet

Nevojat e qytetarëve për shërbime janë të shumta dhe të përditshme. Bashkia është institucioni që duhet të jetë afër qytetarëve dhe tu shërbejë atyre...

Aktualitet

Nga raporti “Qeverisja Vendore në Shqipëri”, hartuar nga Instituti i Bashkive të Shqipërisë, rezulton se Bashkia Libohovë në vitin 2022 e ka rritur totalin...

Personazh

Në një garë vrapimi të distancave të gjata, të zhvilluar në Spanjë në dhjetor 2012, keniani Abel Mutai ishte vetëm disa metra larg vijës...