fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë, pa të rinj! – nga Adil Xhelili

A mund të festojmë një Ditë të Rinisë pa të rinj?
Kurrsesi!
Nëse nuk i kemi ata, përfytyrimi i jetës në vitet që vijnë është më i zymtë se kurrë.

Por si t’i mbajmë të rinjtë pranë, si t’i mbështesim, si t’ua lehtësojmë sfidat?
Prioritet për ta është shkollimi dhe punësimi dhe për këtë nuk duhet reshtur kurrë mbështetja.

Çfarë mund të bëjë pushteti vendor për këtë çështje, sado i varfër që mund të jetë financiarisht, apo i dobët me kapacitete mbështetëse:

1. Infrastrukturë shkollore, kabinete, bazë materiale, mbështetje me buxhet të veçantë e të pavarur që vetë shkollat të ofrojnë shërbim në përmirësim të cilësisë së mësimdhënies.

2. Lidhje e urave të bashkëpunimit me shkolla evropiane, mbështetje e shkëmbimit të eksperiencave.

3. Mbështetje për të rinjtë që mbarojnë studimet, mbështetje në punësim për ata që kanë kanë një zanat dhe ofrimi i kurseve falas për gjuhë të huaj, teknologji, profesione etj.

4. Mbështetje me punësim për çdo bashkëshort/bashkëshorte të re që vendos të jetojë e punojë në vendlindje.

5. Vlerësim i talenteve, promovim, kurse falas për sportin, artin, kulturën, aftësitë krijuese, teknologjinë.

Nëse i bie këmbëve, flet, përpiqesh, kërkon, kudo gjen dashamirës e projekte për të rinjtë tanë, për fëmijët tanë. Kurrë nuk duhet të reshtim së menduari për ta, që nesër sado pak ata të mendojnë edhe për ne.

Qofshim përjetë të rinj në mendje e shpirt!

Adil Xhelili
Ish mësues dhe drejtues arsimi në Qarkun Gjirokastër

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme