fbpx
Lidhu me ne

Çkemi! Çfarë po kërkoni?

Opinion

Adil Xhelili, zgjedhja e duhur për Bashkinë Libohovë – nga Bexhet Çobani

Adil Xhelili është nip i Avni Voshtinës, një prej libohovitëve më të shkolluar të viteve 1930, i pushkatuar nga njësitet guerrile komuniste në vitin 1942, pa ditur edhe ata vëtë përse. Ai ishte shkolluar në perëndim dhe ishte njohës i disa gjuhëve të huaja. Shërbente në një lokal në qëndër të Libohovës, poshtë rrapit shekullor. Aty ai përkthente lajmet që vinin nga perëndimi dhe ua transmetonte ato edhe bashkëqytetarëve të tij.

Njësitet guerrile komuniste morrën një vendim të pakuptimtë për ta ekzekutuar. Avni Voshtina nuk punoi kurrë kundër Libohovës e as kundër Shqipërisë. Komunistët me orientime të Jugosllavëve e ekzekutuan, pa ditur edhe ata vete pse e bënë!

Adil Xhelili është djali i Fahri Xhelilit, njeriut punëtor, me cilësi të veçanta, njeriut më model që kam njohur. Një traktorist që suhotët dhe labovitët e vjetër e kujtojnë me nostalgji. Libohovitët e vjetër e dinë akoma më mirë kush ishte ai dhe familja e tij, bashkë me vëllezërit dhe motrat e Fahriut: Reiz Xhelili, Lule Çuçi, Nedo Kumbaro, Ismihan Abazi. Adili është rezatimi më i mirë i traditës dhe kulturës së familjeve të tyre.

Adil Xhelili është djali i Vezvisë, mamasë tradicionale libohovite, një grua fjalëpakë, me vlera të rralla. Vajzë e Sehid Hides, njeri që e donte me pasion Libohovën e libohovitët. Njeri i urtë e tradicional, që ka dhënë aq sa ka mundur për Libohovën, ka qënë pranë libohovitëve në të mira dhe të liga. Është nip i Fatos, një nënë e madhe që nipërit dhe mbesat sot e kujtojnë me nostalgji.

Vezvia, nëna e Adilit, është motër e dashur për Xhevatin, Vyrtitin, Ladin, Roken, Metin e Markun. Ajo e ka mëkuar Adilin me vlerat më të mira, cilësi që duhet të ketë ai që do të drejtojë Libohovën, me mençuri e dashuri.

Adil Xhelili është sot një ndër njerëzit më të shkolluar që jetojnë në Libohovë. Ai ka qenë Mësues dhe Drejtor i Shkollës “Avni Rustemi” në Libohovë, ka shërbyer si Drejtues i Drejtorisë Arsimore Gjirokastër dhe më pas si Nënkryetar i Bashkisë Libohovë.

Adili është njeriu që inkurajon bashkëqytetarët e vet, e sidomos të rinjtë, të vazhdojnë të jetojnë në Libohovë, të japin më të mirën për vendlindjen dhe të marrin mbrapsht prespektiven e këtij vendi të bekuar që kurrë gjatë historisë së tij nuk e ka vënë në diskutim ekzistencën e tij, ashtu si, fatkeqësisht, po shohim të ndodhë sot.

Adili është njeriu që frymëzon libohovitët të rikthehen në Libohovë. Prandaj ne jemi pranë tij në rrugëtimin që ka nisur. Të gjithë sëbashku; libohovitë, nepravishnjotë, labovitë, suhotë, zagoritë, bulotë e stegopulitë, e mbështesim Adilin për ti rikthyer këtij vendi dinjitetin që meriton, për të na rikthyer vemendjen e munguar dhe shërbimet aq të nevojshme.

Libohova, sipas dokumentave, para vitit 1945 ka qenë vendi më i arsimuar në Shqipëri (1. Libohovë 56 %, 2. Tiranë 54.5 %, 3. Gjirokastër 52.2%, 4. Korçë 48 %, 5. Himarë 44 %).
Adili dhe ne të gjithë sëbashku duhet ta kthejmë Libohovën aty ku e ka vendin, në shkëlqimin e dikurshëm.

– Ing. Bexhet Çobani

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Keshilla per blerjet tuaja

Më të lexuarat

Keshilla per blerjet tuaja

Shkrime të ngjashme