fbpx
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktualitet

Rikthehen pas 80 vitesh “fantazmat” e luftës vëllavrasëse në Libohovë

Në 17 shkurt të vitit 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, mes përpjekjeve të atdhedashësve shqiptarë për tu çliruar nga pushtuesit nazi-fashistë, në Libohovë do të zhvillohej një tragjedi e vërtetë, një masakër në të cilën do të vriteshin 27 vetë.

Bajram Leko, Braho Bano, Baftjar Havo, Çerçiz Hisa, Daut Karavidha, Enver Hiso, Ethem Hiso, Eqerem Tusuni, Neshet Sinani, Hasan Bano, Islam Ruçi, Izet Tusuni, Mujo Çepo, Ramo Maçi, Ramo Rustemi, Servet Çepo, Sulo Bilibashi, Shefqet Beqo, Sulo Ruçi, Sherif Hunda, Shezo Muslimi, Shiko Peça, Shefki Peça, Teki Kodra, Vedat Lulushi, Xhelal Maçi, Xhevat Peça do të ekzekutoheshin nga çetat partizane në tentativë për të forcuar kontrollin e tyre në këtë qytet, si një revansh i Partisë Komuniste të sapoformuar kundrejt kundërshtarëve të tyre politikë, shtyrë nga etja për pushtet. Kjo do të kujtohet në Libohovë si një kohë e errët, një masakër, një “luftë” ku vëllai vrau vëllanë.

Libohova njihej si qyteti i kadilerëve, i njerëzve të shkolluar në shkollat më të mira të kohës, në Stamboll e në perëndim, si qyteti i Mufid bej Libohovës, nënshkruesit të Aktit të Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, ministrit të disa prej qeverive të para Shqiptare dhe themeluesit të Bankës së Shqipërisë. Vetë e veja e Mufid bej Libohovës, Ollga Schweizer Libohova, shpëtoi 100 burra të Libohovës, partizanë e nacionalistë, të cilët do të pushkatoheshin nga ushtria naziste si dënim për kundërshtim të tyre me armë dhe fshehje të luftëtarëve shqiptarë.

Për rrjedhojë, shumë libohovitë mbështesnin kauzën Nacionaliste Shqiptare. Kjo mbështetje e gjerë e kauzës Nacionaliste në Libohovë nuk i pëlqente drejtuesve të Partisë Komuniste Shqiptare, prandaj në 17 shkurt të vitit 1943 urdhërohet edhe zhvillimi i fushatës vëllavrasëse kundër nacionalistëve të Libohovës. Një “luftë”, në të cilën, siç e kujtojnë edhe dëshmitarët okularë apo pasardhësit e viktimave, vëllai komunist luftonte kundër vëllait nacionalist.

Rezultat i kësaj çmendurie të shtyrë nga etja për pushtet e disa vetave, do të ishte vrasja e 27 nacionalistëve në lagjen Loçan të Libohovës. Të rrethuar në shtëpitë e tyre nga batalionet komuniste, ata u masakruan dhe me pas shtëpitë u dogjen. Një lapidar në kujtim të këtyre viktimave qëndron sot në vendin e ngjarjes, si për të kujtuar se të tilla kohë të errëta të historisë tonë nuk duhet e nuk mundet të kthehen përsëri.

Por sot, në vitin 2023, 80 vite më vonë, “fantazmat” e kësaj lufte vëllavrasëse po rikthehen në Libohovë. Zgjedhjet lokale që do të mbahen në maj të këtij viti kanë vendosur përballë njëri tjetrit dy persona nga e njëjta familje, nga i njëjti gjak.

Adil Xhelili, kandidat për Kryetar Bashkie i Partisë Demokratike, ka një angazhim të hershëm në politikë. Ai u zgjodh si kandidat i së djathtës shqiptare në zgjedhjet primare të mbajtura në dhjetor të vitit 2022. Që prej atëherë Adili Xhelili ka zhvilluar fushatë me qytetarët e Bashkisë Libohovë duke shpalosur programin dhe vizionin e tij për këtë njësi vendore.

Ndërsa, në kampin e Partisë Socialiste prej muajsh përflitej se kandidati i përzgjedhur do të ishte Emin Beqari, ish sekretar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë Libohovë, i zgjedhur për herë të parë në vitin 2015 si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i rikonfirmuar në detyrë në vitin 2019 nga Partia Socialiste. Emin Beqari, së fundmi, rreth 1 vit më parë, është emëruar drejtor në AKU Gjirokastër, një lëvizje e strukturave të Partisë Socialiste e cila dukej si një trampolinë që do ti shërbente atij për kandidimin në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Por në mars, me një lëvizje të papritur, vetë pak ditë para përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin e kandidatëve në KQZ, Partia Socialiste del me një kandidat tjetër. Leonard Hide, oficer policie në karrierë, do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Libohovë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Për çudinë e të gjithëve, Leonard Hide, kushëri i parë me kandidatin tjetër të shpallur më herët nga koalicioni i djathtë, Adil Xhelilin, do të futet në një betejë në të cilën do të vendoset përballë “vëllait” të vet.

Kjo lëvizje e papritur, e cila nxorri jashtë loje një kandidat që kishte muaj që po pregatitej për këtë garë, Emin Beqarin nga Nepravishta, i cili më herët kishte filluar edhe fushatën e tij në Libohovë, dhe futi në garë një kandidat të pa angazhuar më parë në politikë dhe në lidhje gjaku me kandidatin tjetër Adil Xhelili, zuri në befasi jo vetëm qytetarët e Libohovës, por edhe vetë strukturat dhe simpatizantët e Partisë Socialiste në Libohovë.

Sipas qytetarëve të Libohovës, kandidatura e Leonard Hides është një sponsorizim i drejtpërdrejtë i deputetes së Libohovës Mirela Kumbaro, e cila, nën ethet e etjes për pushtet dhe mbajtjes me çdo kusht të Bashkisë Libohovë, përball një kandidati të fortë si Adil Xhelili, është e gatshme të mënjanojë strukturat e partisë dhe të vendosë në garë një kandidat, i cili duket si një goditje nën brez për libohovitët.

Libohova vitet e fundit po vuan një sërë problematikash, të cilat kanë sjellë një eksod masiv të popullatës së kësaj bashkie, sidomos të brezit të ri. Papunësia e përhapur në masë, vështirësitë në infrastrukturën rrugore që lidh fshatrat, problematika me shërbime jetësore si uji dhe dritat, shërbime të munguara dhe mungesë mbështetje nga pushteti lokal e qëndror, e kanë sjellë Libohovën në një pikë kritike.

Qyteti dhe fshatrat e tij janë në luftë për mbijetesë. Kjo është një situatë me të cilën qytetarëve u duhet të përballen çdo ditë.

Por, në vend që përfaqësuesen e këtyre qytetarëve në parlament e në qeveri, znj. Mirela Kumbaro, ta shqetësojnë problematikat e qytetarëve dhe të kërkojë zgjidhje për to, ajo promovon beteja kulisash dhe kërkon të fitojë mbështetje politike duke rikthyer “fantazmat” e luftës vëllavrasëse të 80 viteve më parë. Fantazma të cilat ende edhe sot janë të gjalla në mendjen dhe kujtimet e qytetarëve të Libohovës, si një kohë e errët që nuk duhet kthyer kurrë më.

4 Comments

4 Comments

  1. Fjodora

    21 Mars, 2023 at 2:40 pm

    Njeriu qe sdo familjen e te afermit e tij nuk ka si te doje te tjeret!

  2. Parim

    21 Mars, 2023 at 2:54 pm

    Ujku qimen nderron por zakonin se harron… thote nje fjale e urte! keshtu edhe komunistet!!

  3. Arjan

    22 Mars, 2023 at 10:28 pm

    Eshte per te ardhur keq si njeriu e ul veten kaq poshte sa ti dali edhe njeriut te tij kundra

  4. Genti

    22 Mars, 2023 at 10:35 pm

    Me fytyre e poshter se kjo kumbara ska per te pasur ndonjehere

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Uji Tepelene Euro2024

Advertisement
Advertisement

Shkrime të ngjashme

Aktualitet

55 vite histori e gjimnazit “11 Shkurti” Libohovë përfundon së shpejti, fatkeqësisht! Një urdhër i ZVA Gjirokastër i ndryshon statusin nga gjimnaz në shkollë...